Bozdag: DAESH-i, një organizatë terroriste projekt ndërkombëtar

Përmes një sërë postimesh nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi të dielën se DAESH-i është një organizatë terroriste projekt ndërkombëtar...

Bozdag: DAESH-i, një organizatë terroriste projekt ndërkombëtar

Përmes një sërë postimesh nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi të dielën se DAESH-i është një organizatë terroriste projekt ndërkombëtar.

Bekir Bozdag vuri në pah se qëllimi i organizatës terroriste DAESH është të nxisë tek njerëzit urrejtjen dhe t’i bëjë ata armiq të islamit, Kuranit Famëlartë, synetit, Profetit Muhamed dhe të myslimanëve në përgjithësi, si dhe t’i bëjë myslimanët që të thonë “nëse islami është ky, unë s’jam me të”, në mënyrë që mundësojë ftohjen dhe largimin e tyre nga islami; ndërsa synimi i themeluesve të kësaj organizate terroriste projekt është formimi i kushteve favorizuese dhe i terrenit të përshtatshëm për realizimin e objektivave të tyre politike në Lindjen e Mesme dhe në rajon.

Pasi rikujtoi se në organizatën terroriste DAESH ka terroristë nga mbi 140 vende të botës, ministri turk i Drejtësisë vuri theksin mbi rëndësinë e emrave dhe mënyrës që i kanë bindur kaq shumë terroristë – nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe nga vendet e Këshillit të Evropës e deri në ato të Afrikës e Azisë – me përkatësi krejtësisht të ndryshme shtetërore, kombëtare, vendore, fetare, gjuhësore, ngjyre, kulturore, familjare dhe arsimore.

Si ka mundësi që shumë vende, përfshi këtu SHBA-në dhe forcat e koalicionit, e bombardojnë vazhdimisht DAESH-in, por nuk e shfarosin dot atë?

Bozdag iu përgjigj vetë kësaj pyetjeje të tij duke thënë se në çastin, që do të realizohen objektivat e fuqive implementuese të projektit të quajtur organizata terroriste DAESH, do të shikoni se organizata me emrin DAESH do të zhduket nga faqja e dheut.

Në vijim, ministri tërhoqi vëmendjen gjithashtu mbi shpifjen kinse Turqia ndihmon organizatën terroriste DAESH dhe theksoi se ata, që bëjnë dhe përhapin trillime të tilla të ndyra, janë armiq të Turqisë.

“Ata, të cilët përgojojnë shpifjen e poshtër sikur Turqia ndihmon organizatën terroriste DAESH, janë pikërisht përkrahësit e këtij projekti ndërkombëtar, që është organizata terroriste DAESH. Kjo është armike edhe e islamit, edhe e Turqisë. Lufta ndaj kësaj organizate terroriste armiqësore, projekt ndërkombëtar, është detyrë e përbashkët e të gjithë neve”, përfundoi ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.



Lajme të ngjashme