Turqi – Sulm barbar në dasëm, ka të vrarë dhe të plagosur

Një sulm terrorist ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në një dasëm në qytetin Gaziantep të Turqisë, ku si pasojë janë vrarë të paktën 30 vetë dhe plagosur 94 të tjerë.

Turqi – Sulm barbar në dasëm, ka të vrarë dhe të plagosur

Sulmi terrorist, që përgjaku një ceremoni dasme në Gaziantep, ka shkaktuar 30 të vrarë, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë, si dhe 94 të plagosur.

Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë ekipe të policisë dhe ambulanca.

Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Parti AK në pushtet) nga Gaziantepi, Mehmet Erdoan (Mehmet Erdoğan), tha se sulme të tilla i kryejnë organizata terroriste gjakatare si DAESH dhe PKK. “Përpjekja jonë me këto organizata do të vazhdojë”, - shtoi ai.

Me shumë mundësi, ngjarja është një sulm terrorist i kryer nga një kamikaz. Kjo u konfirmua edhe nga Prefekti i Gaziantepit, Ali Jerlikaja (Ali Yerlikaya).

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka marrë informacione nga autoritetet në lidhje me sulmin barbar.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) u tha deputetëve të Gaziantepit të shkojnë urgjentisht në zonë, duke përfshirë këtu edhe zv.Kryeministrin Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek).

Të njëjtën ditë 4 vite më parë, terroristët e organizatës separatiste PKK kishin kryer në Gaziantep një sulm tjetër, ku kishin humbur jetën 10 persona.



Lajme të ngjashme