Ekstradimi i Gulenit, të hënën një delegacion amerikan për bisedime në Turqi

Një delegacion me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të Drejtësisë në SHBA do të realizojë në Ankara për dy ditë me radhë bisedime në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste (FETO), Fetullah Gulen...

Ekstradimi i Gulenit, të hënën një delegacion amerikan për bisedime në Turqi

Një delegacion me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe atij të Drejtësisë në SHBA do të realizojë në Ankara për dy ditë me radhë bisedime në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fetullah Gulen.

Sipas burimeve diplomatike turke, ditën e hënë në Turqi do të mbërrijë delegacioni prej katër zyrtarësh amerikanë, tre nga të cilët përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe një nga Departamenti i Shtetit. 

Delegacioni amerikan do të kryejë një sërë takimesh në lidhje me ekstradimin e kryeterroristit Fethullah Gulen. Më 23 dhe 24 gusht, zyrtarët amerikanë do të takohen me autoritetet turke për ekstradimin e kreut të FETO-s dhe për tentativën e puçit ushtarak. 

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë turke të Drejtësisë, me udhëzim të ministri Bekir Bozdag, kanë bërë përgatitjet e nevojshme përpara vizitës së delegacionit amerikan.

Krahas dosjeve të dërguara në SHBA për ekstradimin e kreut të FETO-s, zyrtarët e Ministrisë turke të Drejtësisë do të ndajnë me bashkëbiseduesit amerikanë prova të rëndësishme se tentativa për grusht shteti më 15 korrik është kryer nën urdhrat dhe komandën e Fethullah Gulenit.



Lajme të ngjashme