Çavusoglu: FETO bashkëpunon me organizata terroriste të tjera në terren

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi sot pasdite se organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ka bashkëpunim aktiv me organizata terroriste të tjera në terren...

Çavusoglu: FETO bashkëpunon me organizata terroriste të tjera në terren

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi sot pasdite se organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ka bashkëpunim aktiv me organizata terroriste të tjera në terren.

Shefi i diplomacisë turke mori pjesë në një aktivitet përkujtimor për dëshmorët e 15 korrikut, organizuar në qytezën turistike Kas të Antalias, ndërsa në fund të programit iu përgjigj interesit të gazetarëve.

I pyetur se a kishte ndonjë koment në lidhje me mundësinë e ndonjë lidhjeje ndërmjet sulmit terrorist në Gaziantep dhe anëtarëve të FETO/PDY-së, Mevlut Çavusoglu tha se pas dështimit të skenarit të 17-25 dhjetorit 2013, FETO ka bashkëpunuar nga shumë afër me të gjitha grupet dhe organizatat terroriste jashtë shtetit, të cilat veprojnë kundër Turqisë, madje dhe ka siguruar burime financiare për ato.

Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se paratë, që FETO/PDY ka mbledhur në formën e ndihmës apo favorit miqësor nga qytetarët e Republikës së Turqisë, u janë transferuar rretheve të lobimit, grupeve dhe organizatave terroriste kundërshtare apo armike të Turqisë.

“Cilado qoftë kundër Turqisë – DAESH, PKK, PYD apo YPG – të gjitha janë organizata terroriste. Tradhtarët, që zbrazin plumba me breshëri dhe hedhin bomba nga helikopterët kundër popullit të tyre, mund të bëjnë gjithçka. Dhe tani po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me organizata terroriste të tjera në terren. Por kudo që të shkojnë dhe çfarëdo që të bëjnë, ne do t’u kërkojmë llogari atyre jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Aktualisht po punojmë me seriozitet maksimal edhe në lidhje me aktivitetet e tyre jashtë shteti, madje mund të them se kemi të filluar edhe t’i vjelim frytet e kësaj pune intensive”, u shpreh ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.



Lajme të ngjashme