Aliyev, mesazh ngushëllimi për sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, publikoi sot një mesazh ngushëllimi në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë...

556159
Aliyev, mesazh ngushëllimi për sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, publikoi sot një mesazh ngushëllimi në lidhje me sulmin terrorist në Gaziantep të Turqisë.

“Sulmi i tmerrshëm terrorist, që u krye gjatë një ceremonie martesore në Gaziantep, ka tronditur dhe lënduar thellë të gjithë Azerbajxhanin”, thekson Aliyev në këtë mesazh drejtuar Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i shtetit të Azerbajxhanit nënvizon domosdoshmërinë e fillimit të një lufte tërësore, të vendosur dhe pa kthim ndaj të gjitha llojeve të terrorizmit, ndërkohë që shpreh ngushëllimet e popullit azerbajxhanas për familjet e viktimave të këtij sulmi barbar dhe për popullin turk në përgjithësi.



Lajme të ngjashme