Përditësim - Kalin: Askush nuk është i sigurt deri sa të mos jenë të gjithë

"Është e drejtë e natyrshme e Turqisë që të pret nga miqtë dhe aleatët përkrahje për luftën e saj kundër PKK-së dhe FETO, ashtu siç Turqia përkrahë luftën kundër terrorit të DAESH-it, i cili paraqet kërcënim global", ka thënë Kalin.

Përditësim - Kalin: Askush nuk është i sigurt deri sa të mos jenë të gjithë

(Daily Sabah 20.08.2016)

Është e drejtë e natyrshme e Turqisë që të pret nga miqtë dhe aleatët përkrahje për luftën e saj kundër PKK-së dhe FETO, ashtu siç Turqia përkrahë luftën kundër terrorit të DAESH-it, i cili paraqet kërcënim global.

Turqia, e cila u trondit nga tentativa e përgjakshme e grusht shteti më 15 korrik, tani përballet me tre kërcënime të sigurisë të përbërë prej PKK-së, DAESH-it dhe FETO-s.

Është në interes të miqve dhe aleatëve të Turqisë të jenë pranë saj pasi që siguria e Turqisë është kyçe edhe për sigurinë e vet atyre.

Mësimi kryesor që na mëson hipermodernizimi dhe globalizimi është ky: Askush nuk është i sigurt deri sa të mos jenë edhe të tjerët.

Turqia me dhjetëra vite lufton kundër organizatës terroriste PKK. Politikat e gabuara në të kaluarën ndihmuan në ngritjen e terrorizmit të PKK-së dhe përgatiti terren për nacionalizimin e vonuar kurd.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë kohës kur ka qenë kryeministër hodhi hapa të guximshme dhe mori risk të madh politik për ti dhënë fund përpjekjeve të armatosura. Ai shtoi investimet publike në zonat me popullatë të dendur kurde, njohu identitetin kurd, hoqi ndalesën e gjuhës kurdë dhe më e rëndësishmja kurdëve u dha një ndjenjë të barazisë dhe respektit me qytetarët turq.

Qëllimi kryesor i procesit të njohur si “procesi i zgjidhjes” ka qenë çarmatimi i PKK-së. Mirëpo, PKK-ja në vend se të çarmatoset dhe krahas thirrjeve të bëra të liderit të tyre në burg, Abdullah Oxhallan (Abdullah Öcalan), ata shtuan aktivitetet terroriste, rekrutuan terroristë të rinj dhe sulmet i transferuan në qytete.

Partia e Popujve Demokratik (HDP), parti kjo pro-kurde hyri në kuvend duke premtuar se do të ndihmoj procesin e zgjidhjes. Në vend të kësaj ajo u kthye në zëdhënëse e PKK-së dhe nuk pati guxim për të dënuar edhe sulmet më të urryera terroriste. HDP-ja nuk mori asnjë iniciativë serioze për çarmatimin e PKK-së. Në vend të kësaj ajo bëri përpjekje për ti zbutur kritikat ndaj PKK-së dhe preferoi të kërkojë mënyra për të bërë shpifje dhe të denigroj Presidentin Erdoan.

Presidenti Erdoan me shumë raste bëri të ditur se procesi i zgjidhjes është ngrirë dhe se mënyra e vetme e progresit në këtë drejtim është çarmatimi i PKK-së.

Nga kjo sot kuptohet se shqetësimi kryesor i PKK-së nuk është zgjidhja e problemit kurd, por legalizimi i ekzistencës së tij si një organizatë terroriste.

Asnjë sistem demokratik në botë nuk do të lejojë ekzistencën e një grupi terrorist gjatë kohës së kërkimit të zgjidhjes së problemit në mënyrë paqësore.

Ato që PKK-ja dhe përfaqësuesit politik e paraqesin si problemi kurd, nuk kanë të bëjnë asgjë me çështjen reale të kurdëve. Në të kundërtën agjendën e tyre e paraqesin si agjendën e qytetarëve kurd të Turqisë.

Nëse duhet thënë thjeshtë, kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi një problem të PKK-së, i cili vret edhe turqit, por edhe kurdët pa dallim. Vetëm gjatë javës së kaluar PKK-ja në sulmet e bëra me autobomba dhe bomba të vendosura në rrugë në Dijarbakër (Diyarbakır), Van, Elazë (Elazığ) dhe Bitlis, janë vrarë me dhjetëra pjesëtarët të forcave të sigurisë dhe qytetarë civilë.

Në vend se ti bëhet thirrje Turqisë që PKK-në ta trajtojë sikur është një organizatë jo-qeveritare simpatike dhe bamirëse, Evropa dhe ShBA-të duhen ta shohin se çfarë është PKK-ja, duhet ti dënojnë sulmet e terrorit të PKK-së pa kushte dhe të ndalin operacionet financiare dhe aktivitetet propagandistike në qytetet e Evropës.

Përkrahja e PYD-së që është krahu i PKK-së në Siri dhe krahun e armatosur të saj YPG ka qenë një gabim shumë i madh dhe një llogari e keqe strategjike. PKK-ja luftën civile në Siri e përdor në mënyrë shumë të thjeshtë për të maskuar aktivitetet e saj terroriste.

Me zgjatjen e luftës së Sirisë, regjimi i Esadit vazhdon me sulme ndaj civilëve përfshirë këtu edhe gra e fëmijë në Damask, Halep dhe qytete tjera në vend. Çdo ditë publikohen fotografitë e reja të dhunës, ndërsa heshtja e botës arrin në përmasa të reja. Dy përbindësha të luftës së Sirisë, regjimi i Esadit dhe DAESH-i, e ushqejnë njëri-tjetrin. Pa dhënien fund të luftës në Siri nuk do të mënjanohet plotësisht kërcënimi i organizatës terroriste DAESH dhe pa largimin e Esadit kjo luftë nuk do të marr fund. Turqia, e cila ka 711km kufi tokësorë me Sirinë, bartë peshën më të madhe, ndërsa natyrisht dhimbjen më të madhe e ka populli sirianë.

Turqia në luftën kundër DAESH-it bëri më shumë se shumica e vendeve. Krahas pjesëmarrjes në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it dhe hapjes së bazave ajrore për avionët luftarak të koalicionit, Turqia ndaloi më shumë se 50 mijë anëtarë të DAESH-it ose të dyshuar për lidhje me këtë organizatë terroriste, i dëboi ata ose ndaloi hyrjen e tyre në vend. Gjatë dyndjeve të refugjatëve të ardhur nga Siria në kufi u shtuan masat e sigurisë, ndërkaq qytetet në zonën kufitare u bënë pre e sulmeve me raketa të DAESH-it. Kjo organizatë terroriste ndërmori sulme të terrorit edhe në Ankara dhe Stamboll me çrast humbën jetën me qindra njerëz të pafajshëm.

Ashtu si në luftën e saj kundër PKK-së, Turqia edhe në këtë luftë mori shumë pak ndihma. Disa vende evropiane në vend se të shtojnë masat e sigurisë  dhe të bëjnë shkëmbimin e informatave, ato kritikuan Turqinë për dështim në kapjen e terroristëve të DAESH-it apo të dyshuarve të ardhur nga portet evropiane. Nëse vendet e origjinës nuk kryejnë detyrat e tyre ashtu siç duhet, si mund të ketë Turqia informata në lidhje me terroristët me prejardhje nga Evropa? Pas dëbimit të disa terroristëve të DAESH-it nga Turqia ata në Francë dhe Belgjikë ndërmorën sulme terroriste. DAESH-i nuk mundet pa rrethimin e rretheve më të gjerë. Lufta civile në Siri dhe qeveritë e dështuara dhe të dobëta në Afganistan, Irak, Libi dhe vende tjera ofrojnë një terren të gjerë për rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe bërjen e propagandës nga ana e kësaj organizate. Krahas të gjitha këtyre sfidave në rritje Turqia do të vazhdojë me luftën e saj politike, ideologjike dhe ushtarake kundër terrorizmit të DAESH-it.

Së fundi Turqia më 15 korrik u ballafaqua në mënyrë më të egër me terrorizmin e FETO-s. Një pjesë e madhe e kapaciteteve të gylenistëve në Turqi u shpërbënë, por ende ka shumë punë për të bërë. Gylenistët, të cilët dështuan në Turqi, tani përdorin burimet e tyre kundër Turqisë jashtë vendit për të kryer një fushatë diskriminimi.

Miqtë dhe aleatët e Turqisë në Evropë, ShBA, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi dhe në vende tjera të botës duhen të jenë vigjilent ndaj këtyre fushatave dhe të kenë parasysh anën e errët të kësaj organizate terroriste gyleniste.

Është e drejtë e natyrshme e Turqisë që të pret nga miqtë dhe aleatët përkrahje për luftën e saj kundër PKK-së dhe FETO, ashtu siç Turqia përkrahë luftën kundër terrorit të DAESH-it, i cili paraqet kërcënim global.

Pa marr një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm kundër çdo lloj terrorizmi, nuk mund të ketë sukses në luftën kundër terrorit. Retorikat si terroristi im kundër terroristit tënd nuk i shërbejnë askujt përveç terroristëve.

Siguria është e rëndësisë kyçe për të gjithë ne dhe vetëm nëse është e pranishme tek të gjithë atëherë ajo funksionon.  



Lajme të ngjashme