Ministri i Jashtëm turk: Pa Rusinë nuk ka zgjidhje në Siri

Në reportazhin e dhënë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik”, Ministri Çavushollu tha se Rusia dhe Turqia janë dy vende mike të rajonit dhe pa ndihmën e Moskës nuk do të zgjidhet kriza siriane.

Ministri i Jashtëm turk: Pa Rusinë nuk ka zgjidhje në Siri

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se pa kontributin e Rusisë nuk do të mund të ketë zgjidhje në Siri.

Në reportazhin e dhënë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik”, Ministri Çavushollu tha se Rusia dhe Turqia janë dy vende mike të rajonit.

Çavushollu tha se ato vende, të cilat para normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse deklaronin se “Do të ishte mirë që me Rusinë ti mbani marrëdhëniet e mira”, u shqetësuan pas procesit të normalizimit, ndërsa shtoi se “Fatkeqësisht këtu vërehet qartë mungesa e sinqeritetit”.

Ministri Çavushollu tha se zgjidhja ushtarake në Siri është e pamundur, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për këtë arsye ne duhet të bashkëpunojmë për zgjidhje politike dhe për vendosjen e armëpushimit. Aktualisht duhet të vendoset armëpushimi”.

“Rusia dhe Irani janë të mendimit të njëjtë me Turqinë në lidhje me tërësinë territoriale dhe kufijtë e Sirisë”, deklaroi Çavushollu dhe tha se pa kontributin e udhëheqjes së Moskës këtu nuk do të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, madje duhet të shtohet bashkëpunimi edhe me Iranin në këtë drejtim.

Duke dhënë mesazhin se me Rusinë do të mund të bashkëpunojnë edhe në fushën e industrisë së mbrojtjes, Ministri Çavushollu nënvizoi se një bashkëpunim të tillë e kanë edhe vende të tjera anëtare të NATO-s.



Lajme të ngjashme