Gjigandët e veshjeve të gatshme kanë besim tek Turqia

Marka të njohura globale, si: Nike, Adidas, Mango dhe H&M, kanë rikonfirmuar besimin që kanë tek ekonomia turke dhe kanë deklaruar se nuk kanë bërë asnjë ndryshim në strategjitë e tyre lidhur me importet nga Turqia.

Gjigandët e veshjeve të gatshme kanë besim tek Turqia

Përfaqësuesit e 15 firmave globale, si: Nike, Adidas, Mango dhe H&M, të cilat importojnë nga Turqia 4 miliardë dollarë veshje të gatshme, kanë deklaruar se kanë besim tek Turqia dhe se nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në planet e tyre në lidhje me Turqinë.

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Veshjeve të Gatshme të Stambollit (İHKİB), Hikmet Tanriverdi zhvilloi një takim me përfaqësuesit në Turqi të 15 kompanive të nivelit global që importojnë nga Turqia produkte të veshjeve të gatshme.

Në prononcimin që bëri pas mbledhjes Tanriverdi tha se firmat importuese nuk kanë bërë as ndryshimin më të vogël në strategjitë e tyre për Turqinë.



Lajme të ngjashme