Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çelik informon homologun britanik për masat e Turqisë kundër FETO-s

Ministri turk për Punët e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, realizoi të mërkurën në mbrëmje një bisedë telefonike me homologun e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Sir Alan Duncan...

Çelik informon homologun britanik për masat e Turqisë kundër FETO-s

Ministri turk për Punët e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, realizoi të mërkurën në mbrëmje një bisedë telefonike me homologun e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Sir Alan Duncan.

Kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin e falënderoi ministrin britanik për vizitën e realizuar në Turqi dhe solidaritetin e demonstruar prej tij pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti.

Sipas burimeve pranë Ministrisë turke për Punët e BE-së, Omer Çelik e informoi homologun anglez rreth masave, që po merren në Turqi kundër organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Ndërsa Alan Duncan theksoi se vendi i tij është dhe do të jetë gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë për luftën antiterrorizëm.

Çelik i uroi homologut Duncan suksese në detyrën e tij të re si ministër për Evropën dhe Amerikën, emëruar pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja (Brexit).

Dy ministrat ranë dakord për t’u takuar kokë më kokë në një të ardhme të afërt.



Lajme të ngjashme