Unioni aziatik i gjykatave kushtetuese solidarizohet me Turqinë

Në fund të kongresit të gjykatave kushtetuese të vendeve aziatike që u mbajt në Bali të Indonezisë u publikuar një deklaratë e përbashkët, ku shprehet solidariteti me popullin dhe qeverinë e zgjedhur të Turqisë.

Unioni aziatik i gjykatave kushtetuese solidarizohet me Turqinë

Sipas një komunikate të Kryesisë së Gjykatës Kushtetuese të Turqisë në datat 9-12 gusht në ishullin Bali të Indonezisë u mbajt Kongresi i Tretë të Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Unionit të Institucioneve Ekuivalente. Në fund të punimeve të Kongresit u publikua edhe një deklaratë e përbashkët, ku shprehet solidarizimi me popullin dhe qeverinë turke.

Në kongres krahas Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zyhty Arsllan (Zühtü Arslan) dhe delegacionit që e shoqëroi ishin të pranishëm edhe kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, si dhe kryetarët e gjykatave kushtetuese të vendeve anëtare të unionit, si: Indonezisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgistanit, Malajzisë, Mongolisë, Filipineve, Federatës Ruse, Taxhikistanit, Tajlandës.

Në fund të takimit me iniciativën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zyhty Arsllan u publikua një deklaratë e përbashkët.

Në deklaratë theksohet se delegacionet anëtare të unionit dhe kryetarët solidarizohen me popullin dhe qeverinë turke. "Kemi besim të plotë se qeveria dhe institucionet shtetërore të zgjedhura në mënyrë demokratike, do të mbrojnë fuqimisht të drejtat kushtetuese dhe do të parandalojë shkeljet jo-kushtetuese. Ne refuzojmë fuqimisht çdo nismë antikushtetuese dhe jodemokratike që ka për qëllim eliminimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në çdo vend. Ne mbështetim të gjitha përpjekjet për rikthimin e respektimit të rregullave të mëparshme demokratike dhe të rendit kushtetues në Turqi dhe ndajmë dhimbjen tonë me Turqinë."



Lajme të ngjashme