Turqi - Mbërrin në kuvend marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) ka ardhur për diskutim dhe miratim projektligji për marrëveshjen ndërkombëtare lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.

Turqi - Mbërrin në kuvend marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Në bazë të marrëveshjes në fjalë brenda 25 ditëve Izraeli do ti paguajë Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim (për viktimat e ngjarjes Mavi Marmara).

Kështu do të rrëzohen paditë që janë ngritur kundër Izraelit në lidhje me çështjen “Mavi Marmara”.

Marrëveshja është përgatitur në gjuhët anglisht, hebraisht dhe turqisht dhe në rast të dallimeve në interpretimin e tekstit për bazë do të merret versioni në anglisht.

Në fillim të javës Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusollu (Mevlüt Çavuşoğlu) kishte vizituar partitë në opozitë për të matur pulsin dhe kishte kërkuar mbështetje për votimin e marrëveshjes në parlament.

Projektligji për marrëveshjen fillimisht do të shqyrtohet në Komisionin e Marrëdhënieve të Jashtme të kuvendit, që do të mblidhet sot në orën 17.00.



Lajme të ngjashme