Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ektradimin e 8 ushtarakëve puçistë të arratisur në këtë vend

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Juridike dhe Marrëdhënie me Jashtë e Ministrisë së Drejtësisë përgatiti dosjen për ekstradimin e ushtarakëve të arratisur.

Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ektradimin e 8 ushtarakëve puçistë të arratisur në këtë vend

Turqia i dërgoi Greqisë dosjen për ekstradimin e 8 ushtarakëve puçistë të arratisur në Greqi pas tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga ana  e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Juridike dhe Marrëdhënie me Jashtë e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të marrëveshjes për ekstradimin e kriminelëve të nënshkruar me Greqinë përgatiti një dosje për ekstradimin e 8 ushtarakëve puçistë.

Dosja e Ministrisë së Drejtësisë iu dorëzua Ministrisë së Jashtme, e cila ia dërgoi Greqisë.

Në kërkesën për ekstradimin e puçistëve, që u përgatit nga Prokuroria e Stambollit, 8 ushtarakët turq, identiteti dhe gradat e të cilëve janë të njohura dhe të cilët më 16 korrik 2016 kanë zbritur në aeroportin e Aleksandropojës në Greqi me një helikopter të Forcave Ajrore të Ushtrisë Turke të tipit Sikorsky S70 Hawk S/N 11308, akuzohen për “Shkelje të kushtetutës duke përdorur forcë dhe dhunë”, “Atentat ndaj Presidentit”, “Krim kundër organit ligjvënës (parlamenti) dhe qeverisë” dhe për “Plaçkitje të kualifikuar natën dhe në bashkëpunim”.

8 ushtarakët e arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti janë gjykuar në një gjykatë greke për veprat penale "fluturimit të jashtëligjshëm në hapësirën greke dhe hyrje të jashtëligjshme në Greqi".

Gjykata e Faktit në Aleksandropojë të Greqisë i kishte dënuar 8 puçistët me nga 2 muaj burgim.



Lajme të ngjashme