MPJ: Deklaratat e Pavlopulosit të largëta nga përgjegjësitë e një burrështetasi

"Pretendimet “Pontus” nuk kanë asnjë logjikë as nga aspekti historik e as nga ai ligjor", u tha në deklaratën e MPJ turke.

MPJ: Deklaratat e Pavlopulosit të largëta nga përgjegjësitë e një burrështetasi

Turqia reagoi ashpër ndaj pretendimeve të Presidentit të Greqisë, Pavlopulos në lidhje me çështjen “Pontus”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme turke u kritikuan ashpër pretendimet e Presidentit grek Prokopis Pavlopulos se Turqia duhet të kërkojë falje në lidhje me çështjen “Pontus”.

Në komunikatën me shkrim u tha se deklaratat e Pavlopulosit paraqesin një demagogji jo-qëllimmirë dhe të largët nga përgjegjësitë e një burrështetasi.

Pretendimet “Pontus” nuk kanë asnjë logjikë as nga aspekti historik e as nga ai ligjor.

Ndërkaq autoriteteve greke MPJ turke u rikujton politikat asimiluese dhe jo-njerëzore që Athina ndjek ndaj pakicave në vend.

Ministria e Jashtme turke theksoi se këto lloj deklaratash të bëra kundër Turqisë nga ana e Greqisë bien ndesh me frymën e marrëdhënieve fqinjësore dhe miqësore.



Lajme të ngjashme