Kurtulmus: Ata të cilët kanë vjedhur pyetjet e provimit pranues do të dëbohen nga puna

Në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave ishin dy dekrete të reja ligjore të përgatitura në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kurtulmus: Ata të cilët kanë vjedhur pyetjet e provimit pranues do të dëbohen nga puna

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se nëpunësit publik për të cilët zbulohet se janë anëtarë të organizatës terroriste gyleniste (FETO/PDY) do të dëbohen nga puna dhe se këta persona nuk do të mund të përdorin titujt e tyre.

Kurtullmush gjithashtu bëri të ditur se ata të cilët janë bërë nëpunës me anë të pyetjeve të vjedhura të provimit pranues në vitin 2010 do të largohen nga puna, ndërsa ata që kanë kaluar provimin me meritë do të mbeten në punë.

Këshilli i Ministrave u mblodh dje për herë të tretë pas tentativës së grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik nën kryesimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Rercep Tayyip Erdoğan).

Në rendin e ditës ishin dy dekrete të reja ligjore të përgatitura në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në deklaratën e bërë gjatë kohës deri sa mbledhja e Këshillit të Ministrave vazhdonte, Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush tha se personat e përfshirë në listën e pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste që zë vend në dekretin ligjor do të largohen nga sektori publik.

Me anë të këtij dekreti personat të cilët do të dëbohen nga puna nuk do të mund të përdorin titujt dhe emrat e tyre profesionale dhe të drejtat që burojnë nga këto.

Kurtullmush tha se bëhet fjalë për institucionet e ndryshme me në krye Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme, Rojet Bregdetare dhe Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Rregullimi i dekretit të dytë ligjor ka të bëjë me provimin pranues të nëpunësve në vitin 2010”, tha Kurtullmush ndërsa shtoi se ata, për të cilët përcaktohet se në vitin 2010 kanë vjedhur pyetjet e provimit pranues dhe në këtë mënyrë janë punësuar si nëpunës, do të largohen nga puna, ndërkaq ata që kanë kaluar provimin me meritë do të mbeten në punë.

Kurtullmush rikujtoi se me kërkesë të Këshillit të Arsimit të Lartë mosha e pensionimit të lektorëve në 41 universitete të themeluara pas vitit 2006 nga 67 doli në 72-vjeç, ndërsa tani mosha e pensionimit u ngrit në 75-vjeç.

Zëvendëskryeministri gjithashtu tha se me anë të një rregullimi të bërë në dekretin ligjor do të mbyllet departamenti i telekomunikacionit dhe të gjitha autorizimet, përgjegjësit, stafi dhe pajisjet teknike do ti transferohen Institucionit të Teknologjisë Informatike dhe Telekomunikacionit.



Lajme të ngjashme