Erdogan: Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë shtet ligjor

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka pritur në rezidencën presidenciale kryetarin e Dhomave të Avokatisë së Turqisë, Metin Fejziollu (Metin Feyzioğlu) dhe delegacionin që e shoqëronte.

Erdogan: Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë shtet ligjor

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia do të vazhdoj të jetë shtet kushtetues.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka pritur në rezidencën presidenciale kryetarin e Dhomave të Avokatisë së Turqisë, Metin Fejziollu (Metin Feyzioğlu) dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdoan tha se gjatë tentativës së grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik, populli u ngrit në këmbë pa bërë dallim dhe u bë mburojë përballë plumbave tradhtare.

Duke theksuar se lufta kundër puçistëve është duke u kryer brenda kufijve të shteti ligjorë Presidenti Erdoan u shpreh kështu: "Kryetarët e dhomave të avokatisë të jenë të sigurt, Turqia është një shtet ligjor dhe ashtu do të vazhdojë të jetë. Çdo gjë që është ndërmarr kundër puçistëve u bë në kuadër të shtetit ligjor nga momenti i parë i luftës që i hapën vendit dhe popullit tonë. Në natën e 15 korrikut puçistë kanë patur përballë popullin dhe forcat tona të policisë me prokurorë, gjyqtarë dhe institucionet e drejtësisë."

Presidenti Erdoan u shpreh më tej se "Natën e 15 korrikut populli turk pavarësisht origjinës, pikëpamjeve politike me të gjithë 79 milionë qytetarët ka dhënë një provë historike të nderuar. Askush nuk ka të drejtën që të hedh hije në këtë pamje krenare."

"Sa do të paskrupullt, imoralë, vrasës, dhe pa ndjenja që janë treguar puçistët edhe populli ynë ka treguar një qëndrim po aq fisnik, inteligjent, guximtarë dhe të vendosur. Për këtë popull vetëm respekt mund të ndjehet. Ky është një popull që duhet të puthet në ballë", u shpreh Erdoan.

Pasi ka theksuar se Turqia ka qenë pre e abuzimeve me vite Erdoan tha se "Kur sot kthehemi dhe shikojmë prapa kuptojmë se Turqia për vite me radhë ka qenë subjekt i abuzimit nga të ashtuquajturit të zgjedhur të cilët për vite me radhë kanë pretenduar se mbrojnë vendin dhe shtetin e tyre me gënjeshtrat, shtrembërimet dhe fjalë boshe. Por, me 15 korrik kur nisën të shtënat e armëve të terroristëve puçistë, asnjëri prej këtyre abuzuesve nuk ishte aty. Ata që mbushën rrugët, sheshet, ata që dolën përpara tankeve dhe armëve nuk ishin këta të zgjedhur, por ishin qytetarë të mesëm."



Lajme të ngjashme