Turqi - Policia turke arrestoi 10 pjesëtarë të PKK për planifikim të sulmeve në Ankara

Burime nga forcat e rendit kanë deklaruar në kushte anonime se grupi i arrestuar kishte planifikuar të kryej sot (e hënë) një sërë sulmesh terroriste në Ankara.

Turqi - Policia turke arrestoi 10 pjesëtarë të PKK për planifikim të sulmeve në Ankara

Policia turke ka arrestuar në Ankara dhjetë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK të cilët dyshohen se kanë planifikuar të kryejnë të hënën një sulm terrorist në Ankara.

Burime nga forcat e rendit kanë deklaruar në kushte anonime se grupi i arrestuar kishte planifikuar të kryej sot (e hënë) një sërë sulmesh terroriste në Ankara, për të shënuar 32 vjetorin e sulmit të parë të armatosur të cilin e kreu PKK në Turqi.

Operacioni për arrestimin e pjesëtarëve të dyshuar të forumeve rinore të PKK-së ka rezultuar me ndalimin e disa prej krerëve të këtij forumi.

Policia ka kryer bastisje në disa adresa të ndryshme gjatë të cilave ka konfiskuar sasi të madhe të armëve si dhe dokumente të organizatës terroriste.

Paralelisht me këtë, policia turke tha se në pesë ditët e kaluara në vazhdën e hetimit kundër organizatës terroriste PKK në krahinën juglindore të Dijarbakirit (Diyarbakır) ka arrestuar 124 të dyshuar.

Midis të ndaluarve është një numër më i madh i personave të dyshuar për përfshirje në planifikimin të sulmeve terroriste. 



Lajme të ngjashme