Prokuroria e Stambollit i dërgon shkresë Ministrisë së Drejtësisë me kërkesë për arrestimin e Guleni

Prokuroria nga Ministria e Drejtësisë kërkoi që shkresën ta procedoj më tej për në SjhBA për arrestimin e përkohshëm të Gylenit.

Prokuroria e Stambollit i dërgon shkresë Ministrisë së Drejtësisë me kërkesë për arrestimin e Guleni

Prokuroria Republikane në Stamboll i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një shkresë në të cilën kërkon arrestimin e liderit të organizatës terroriste Gyleniste/Struktura paralele (FETO/PDY), Fetullah Gylen (Fethullah Gülen) me akuzë se ka urdhëruar tentativën e grusht shteti më 15 korrik dhe që shkresa më pas t’i dërgohet autoriteteve amerikane.

Në shkresë u rikujtua se janë duke u zhvilluar hetimet në lidhje me tentativën e grusht shteti kundër Republikës së Turqisë të ndërmarrë nga ana e një grupi ushtarakësh anëtarë të organizatës terroriste Gyleniste/Struktura paralele (FETO/PDY) më 15 korrik.

Në mes tjerash në shkresën e dërguar Ministrisë së Drejtësisë shkruhet se sipas nenit 10 të Marrëveshjes për ndihmën e ndërsjellë për kthimin e fajtorëve të arritur mes SHBA-ve dhe Turqisë dhe para dërgimit të kërkesës për ekstradimin e Gylenit, i cili aktualisht ndodhet në SHBA, kërkohet arrestimi i përkohshëm i udhëheqësit të kësaj organizate terroriste. 



Lajme të ngjashme