Partia për Drejtësi dhe Zhvillim kremton 15-vjetorin e themelimit

Më 15 gusht 2001 para 15 vitesh Partia AK hyri në skenën politike turke.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim kremton 15-vjetorin e themelimit

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) sot kremton 15-vjetorin e themelimit.

Më 15 gusht 2001 para 15 vitesh Partia AK hyri në skenën politike turke.

Partia e themeluar nën kryesinë e Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) 15 muaj pas themelimit mori pjesë në zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor 2002.

Paria AK nga këto zgjedhje doli fituese absolute.

Në 15 vitet që lamë pas Partia AK la gjurmë në skenën politike turke, ndërsa sot kremton përvjetorin e themelimit të saj.

Këtë vit në shenjë respekti të dëshmorëve të rënë më 15 korrik nuk do të ketë program festiv, por para selisë së Partisë AK do të mbahet një aktivitet i thjeshtë.

Në ceremoninë e kremtimit, e cila për herë parë organizohet nën qiell të hapur, janë të ftuar mbi 5 mijë mysafirë.

Në ceremoni janë të ftuar Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Presidenti i 11-të i Turqisë, Abdullah Gyl (Abdullah Gül) dhe ish-Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu).

Gjatë këtij aktiviteti do të shfaqet edhe një film i shkurtë që tregon periudhën 15-vjeçare të Partisë AK.

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i përgjithshëm i Partisë AK, Binali Jëlldërëm (Binali YIldlrım) do të mbaj një fjalim të rastit.

Pritet që Presidenti Erdoan të dërgoj një mesazh ose të ju drejtohet të pranishmëve drejtpërdrejt nëpërmjet telekonferencës.



Lajme të ngjashme