Turqi - Arrestohet babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Shykyr

Turqi - Arrestohet babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Shykyr

eski milletvekillerinden hakan şükür.jpg
hakan şükür milli maçta.jpg

Prokuroria e Sakaryas kishte lëshuar të premten një urdhërarrest për ish-futbollistin e Galatasaray-it dhe babain e tij. Babai Sermet Shykry është arrestuar në Adapazar.

Gjykata e Sakaryas më herët kishte marrë vendim për konfiskimin e plotë të pasurisë së ish-sulmuesit turk të Galatasaray Hakan Shykyr (Şükür) dhe babit të tij Sermet Shykyr (Şükür).

Prokuroria në Sakarya gjatë hetimit ka siguruar dëshmi se përfaqësuesi i dikurshëm i kombëtares turke dhe babai i tij kanë mbështetur financiarisht organizatën terroriste FETO.

Për këtë arsye gjykata mori vendim për konfiskimin e pronës, llogarive bankare, letrave me vlerë, aksioneve, dhe prona të tjera që janë të regjistruara në emër të babait dhe djalit Shykyr.

Ish-futbollisti i kombëtares dhe ish-deputeti Hakan Shykyr për momentin është në arrati dhe kërkohet nga drejtësia turke.



Lajme të ngjashme