Prokuroria e Stambollit kërkon arrestimin e Gulenit në ShBA

Prokuroria e Stambollit i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një letërporosi për t’ua përcjellë për ekzekutim autoriteteve kompetente të Drejtësisë amerikane me kërkesë arrestimin e liderit të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) Fethullah Gulen.

Prokuroria e Stambollit kërkon arrestimin e Gulenit në ShBA

Prokuroria e Stambollit i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë një letërporosi për t’ua përcjellë për ekzekutim autoriteteve kompetente të Drejtësisë amerikane me kërkesë arrestimin e liderit të Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen, pas konstatimit që ky i fundit ka dhënë urdhrin për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut (të kryer nga FETO/PDY).

Letërporosia mban firmën e prokurorit Can Tuncay nga Zyra e Hetimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar  pranë prokurorisë së Stambollit. Shkresa në fjalë i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtës Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve të Jashtme në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për t’ua përcjellë autoriteteve kompetente të drejtësisë amerikane (ShBA). Letërporosia flet për hetimin që është ndjekur prokuroria turke në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit kundër qeverisë së Republikës së Turqisë më 15 korrik nga pjesëtarë të organizatës FETO.  

Në këtë shkresë thuhet se është konfirmuar që tentativa për grusht shteti është bërë me urdhër të Gulenit, i cili është kreu i Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

“Për këtë arsye, bazuar në pikën 10 të marrëveshjes që është firmosur ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ekstradimin e Kriminelëve dhe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale kërkojmë ndalimin e përkohshëm të Fethullah Gulen, para se ti dërgohet kërkesa për ekstradim Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ku i dyshuari ndodhet momentalisht. Kreu i organizatës terroriste (FETO/PDY) Gulen akuzohet për “nxitje të përmbysjes së Qeverisë së Republikës së Turqisë apo pengimin e saj në kryerjen e detyrave; atentat ndaj Presidentit; tentativë për eliminimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) ose pengimin e funksionimit të tij; tentativë për përmbysjen e rendit kushtetues; dëmtimin e pasurisë publike dhe private; plagosje; vrasje me paramendim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik; vrasje pa dashje si pasojë e mos-kryerjes së një vepre tjetër penale; privimi i lirive të individit duke përdorur dhunë, kanosje, kërcënim ose mashtrim”, shkruan letërporosia e prokurorisë së Stambollit.



Lajme të ngjashme