Kryeministri Jëlldërëm: Tentativa e grushtit të shtetit nuk e ka tronditur ekonominë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se tentativa e grushtit të shtetit më 15 korrik nuk e ka ndërprerë hovin e zhvillimit të ekonomisë turke.

Kryeministri Jëlldërëm: Tentativa e grushtit të shtetit nuk e ka tronditur ekonominë

Në mbledhjen me temë “Ata që kanë besim tek Turqia, ata që prodhojnë në Turqi” organizuar nga Dhoma Industriale e Stambollit, Kryeministri Jëlldërëm mori pjesë me videokonferencë.

Tentativa e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) për grusht shteti natën e 15 korrikut nuk e ka tronditur ekonominë e Turqisë, nënvizoi Binali Jëlldërëm, duke shtuar e FETO/PDY po përpiqet të ndërtojë jashtë një perceptim të ndryshëm në lidhje me Turqinë.

Ata që prisnin kaos dhe krizë u zhgënjyen edhe një herë tjetër,- theksoi Kryeministri Jëlldërëm dhe vijoi: “Sot edhe demokracia, edhe ekonomia qëndrojnë të forta mbi këmbët e tyre. Sektori bankar dhe ai financiar vazhdojnë të punojë në mënyrë të shëndetshme”.

Kryeministri Jëlldërëm tha se Organizata Terroriste Guleniste (FETO) përpiqet të krijojnë jashtë Turqisë një perceptim të ndryshëm dhe të gabuar në lidhje me Turqinë, dhe iu drejtua me këto fjalë investitorëve të huaj pjesëmarrës në këtë mbledhje: “Ju keni një detyrë kombëtare për të sqaruar në formën më të mirë fotografinë e Turqisë së vërtetë në vendet tuaja”.

Turqia nuk ka kohë për të humbur, shtoi Binali Jëlldërëm duke theksuar rëndësinë e realizimit të objektivave të vitit 2023 (100-vjetori i Turqisë moderne). Kryeministri Jëlldërëm tha se për investitorët do të krijojnë çdo lloj lehtësie.



Lajme të ngjashme