SHBA - Arrihet objektivi, mbi 100 mijë nënshkrime për ekstradimin e Gulenit

Është arritur objektivi i 100 mijë nënshkrimeve në peticionin e nisur në uebfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin në Turqi të kryeterroristit Fethullah Gulen...

550727
SHBA - Arrihet objektivi, mbi 100 mijë nënshkrime për ekstradimin e Gulenit
beyaz saray, fetö imza
abd 100 bin imza.jpg

Është arritur objektivi i 100 mijë nënshkrimeve në peticionin e nisur në uebfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë për ekstradimin në Turqi të Fethullah Gulenit, kreu i organizatës terroriste guleniste/struktura e shtetit paralel (FETO/PDY), që ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik.

Përfaqësuesit e komunitetit turk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë edhe nismëtarë të këtij peticioni, organizuan në Nju-Jork një konferencë shtypi me rastin e suksesit të fushatës.

Si përfaqësues i grupit “Turqia”, nismëtare e peticionit, Cahit Oktay njoftoi se objektivi i fushatës është përmbushur me sukses përpara afatit të parashikuar.

“Të gjithë së bashku ndihemi krenarë që arritëm kufirin e 100 mijë nënshkrimeve, që kërkohen nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse është ende në java e tretë të peticionit”, tha Oktay.

Ndërsa Ibrahim Kurtulus, biznesmen dhe aktivist turk i njohur në SHBA, u shpreh i shqetësuar për qëndrimin e Fethullah Gulenit në Amerikë dhe theksoi se ai duhet t’i dorëzohet Turqisë urgjentisht pa asnjë lloj hezitimi.

Pasi vuri në pah se Turqia është një aleate strategjike e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kurtulus kërkoi që politikanët e përfshirë në garën presidenciale amerikane, të cilët kanë pranuar si donacione paratë e gjakosura të Gulenit, t’i kthejnë pas këto shuma.

“I bëjmë thirrje Presidentit Barack Obama që të renditet në krah të Republikës së Turqisë aleate të NATO-s. Siç ka thënë edhe ish-presidenti George W. Bush: ‘Jeni me ne apo me terroristin?’ Popullit turk kërkon drejtësi”, nënvizoi ai.

“Është koha që administrata Obama të kuptojë sesa serioze është gjendja”, shtoi Kurtulus dhe kërkoi nga anëtarët e komunitetit turk në SHBA që të takohen me politikanët vendorë dhe t’u shpjegojnë atyre me hollësi seriozitetin e situatës.

Aktivisti turk rikujtoi gjithashtu tabelat me mbishkrimin “Njoftoni në rast se vëreni diçka të dyshimtë”, që ishin varur gjithandej në mjetet e transportit publik dhe në stacionet e metrosë, veçanërisht në Nju-Jork, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Ja pra, një terrorist është rezident në Pensilvani; bëni detyrën”, përfundoi Ibrahim Kurtulus.



Lajme të ngjashme