Investitori i huaj nuk heq dorë nga Turqia

158 investues të huaj në Turqi numërojnë ditët për të filluar projektet me vlerë rreth 24 miliardë dollarë, shkruan e përditshmja “Yeni Şafak” në numrin e sotëm.

türkiye yatırım için cazip.jpg

Kapitali i huaj vendoi të vazhdojë me investimet që ka planifikuar të bëjë në Turqi pas 15 korrikut. 158 investues të huaj në Turqi numërojnë ditët për të filluar projektet me vlerë rreth 24 miliardë dollarë.

Drejtori i Agjencisë së Kryeministrisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Investimeve në Turqi, Arda Ermut tha se pas tentativës së grushtit të shtetit investitorët e huaj nuk kanë hequr dorë nga projektet e tyre në Turqi.

Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për ndërprerjen e investimeve pas 15 korrikut, sqaroi Ermut, por një kompani investuese nga vendet e Gjirit ka dhënë direktivë për të rritur vëllimin e investimeve në Turqi.

Ajo që kemi dalluar tek investitorët që kanë investuar në Turqisë është se ata tani kanë një ‘oreks’ më të madh, shtoi Ermut.



Lajme të ngjashme