Turqia, e katërta në botë për produktivitetin e fuqisë punëtore

Turqia, vendi i katërt në botë për produktivitetin e fuqisë punëtore, shikohet si një potencial madhor nga aspekti i investitorëve të huaj...

550212
Turqia, e katërta në botë për produktivitetin e fuqisë punëtore

Turqia, vendi i katërt në botë për produktivitetin e fuqisë punëtore, shikohet si një potencial madhor nga aspekti i investitorëve të huaj.

Sipas hulumtimit me titull “Treguesi i Fuqisë Punëtore Kontingjent – 2016” (CWI – Contingent Workforce Index), realizuar dhe publikuar së fundmi nga “ManpowerGroup”, një nga firmat konsulente më të famshme në botë për burimet njerëzore, Turqia renditet e katërta në botë sa i përket produktivitetit të fuqisë punëtore.

Gjithnjë në bazë të këtij studimi, ku shpaloset gjendja e fuqisë punëtore kontingjent në 75 shtete anembanë globit, vetëm tri vende qëndrojnë përpara Turqisë: Zelanda e Re, Singapori dhe Zvicra.

E dymbëdhjeta në shkallë botërore nëse merren parasysh të gjitha kriteret (burimi, punësimi dhe qëndrueshmëri-kushtëzimi i fuqisë punëtore), Turqia ka arritur të hyjë në pesëshen e parë edhe në zonën e njohur si EMEA, që përfshin Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.



Lajme të ngjashme