Erdogan sfidon organizatat terroriste: Ejani të gjitha së bashku!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të mërkurën ndërprerjen e rojës së demokracisë dhe sfidoi organizatat terroriste në një miting gjigant përpara Kompleksit Presidencial në Ankara...

Erdogan sfidon organizatat terroriste: Ejani të gjitha së bashku!

Roja e demokracisë, që populli turk nisi të mbajë pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste/struktura e shtetit paralel (FETO/PDY), mori fund pas 27 ditësh.

Mijëra banorë të Ankarasë, por jo vetëm, u dyndën të mërkurën përpara Kompleksit Presidencial me të marrë lajmin se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të realizonte një takim me popullin.

Kreu i shtetit turk iu drejtua qytetarëve nga platforma, që u ngrit përpara Portës së Nderit të Kompleksit Presidencial në tubimin e fundit të rojës së demokracisë.

Në këtë miting gjigant në Bestepe të kryeqytetit turk, Erdogan shpalli ndërprerjen e rojës së demokracisë dhe sfidoi organizatat terroriste.

“Rojën e tradhtisë e lë FETO-ja dhe e merr PKK-ja; e lë kjo dhe e merr DAESH-i. Ato do të zhduken të gjitha bashkë në rojën e tradhtisë. PKK, FETO, DAESH, PYD, bëhuni tok dhe ejani të gjitha së bashku; me lejen e Allahut, nuk do të mund ta kapërceni këtë popull”, u shpreh Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme