Erdogan: Ata që bëjnë llogari mbi Turqinë do e paguajnë çmimin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të bëjnë një pushim në roje të demokracisë që zgjati 27 ditë, por theksoi se këto roje do të vazhdojnë në zemrat e qytetarëve.

Erdogan: Ata që bëjnë llogari mbi Turqinë do e paguajnë çmimin
Presidenti Recep Tayyip Erdogan i drejtohet popullit në mitingun e mbajtur në Kompleksin Presidencial
Presidenti Recep Tayyip Erdogan i drejtohet popullit në mitingun e mbajtur në Kompleksin Presidencial

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të bëjnë një pushim në roje të demokracisë që zgjati 27 ditë, por theksoi se këto roje do të vazhdojnë në zemrat e qytetarëve.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të bëjnë një pushim në roje të demokracisë që zgjati 27 ditë, por theksoi se këto roje do të vazhdojnë në zemrat e qytetarëve.

Kanë kaluar plotë 27 ditë nga thirrja e Presidentit Erdoan për roje të demokracisë të bërë pas dështimit të tentativës së grusht shteti nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik.

Presidenti Erdoan iu drejtua qytetarëve të mbledhur për roje të demokracisë në kopshtin e Kompleksit Presidencial në Beshtepe (Beştepe) në Ankara.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të mbledhur në kopshtin e Kompleksit Presidencial, Presidenti Erdoan tha: "Kryeqyteti Ankara ishte një prej qyteteve tona të rralla që nuk kishte ditë të çlirimit. Dita e 15 korrikut bashkë me Ankaranë është dita e çlirimit për të gjithë".

"Ne do ta mbrojmë demokracinë, lirinë, shtetin dhe të ardhmen në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit në shtëpitë tona, në bizneset tona dhe në çdo vend. Nuk dihet se prej cilit, kur dhe nga do të vijnë kërcënimet, kurthet, tradhtitë dhe sabotazhet. FETO nuk heq dorë nga tradhtitë. Sapo e lënë këta e merr në dorëzim PKK-ja dhe pasi e lë kjo e merr DAESH-i”.

Ndërkaq në lidhje me ekstradimin në Turqi të liderit të organizatës terroriste FETO/PDY, Fetullah Gylen, Presidenti Erdoan tha: "Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n. Ose terroristin puçist FETO ose Turqinë, vendin e demokracisë. Janë të obliguar për të bërë një zgjedhje të tillë."

Duke e bërë të ditur se Turqia me vite ka luftuar me padrejtësitë, shpifjet dhe hipokrizitë e kësaj organizate tradhtare, Erdoan tha se kjo organizatë në fund i përleu edhe duart me gjak. “Askush të mos bëjë llogari mbi territoret e Turqisë. Populli turk falë çdo gabim, por nuk bën lëshime përballë tradhtisë”.  

Duke prekur edhe në çështjen e organizatës terroriste PKK, Presidenti tha se ata që bëjnë këtë llogari mbi Turqinë do e paguajnë çmimin.

“Shpreh falënderimet qytetarëve të mi që i treguan gjithë botës me entuziazëm dhe dinjitet lidhjen e tyre që kanë me vendin dhe popullin në tubimet në mbrojtje të demokracisë. Uroj që Allahu ta mbrojë dhe ta bekoj përgjithmonë vendin dhe popullin tonë. Tashmë po i vendosim një presje dhe ndërpresim tubimet në mbrojtje të demokracisë. Por nuk do të heqim nga zemrat dhe botët tona shpirtërore këto tubime", - ka thënë Erdoan.  



Lajme të ngjashme