Erdogan: Të vendosur për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën në Shën-Petërburg se Ankaraja dhe Moska janë jashtëzakonisht të vendosura dhe kanë vullnetin e duhur për ringritjen e marrëdhënieve në nivelin e mëparshëm...

Erdogan: Të vendosur për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të martën në Shën-Petërburg, pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me homologun rus, Vladimir Putin, se Ankaraja dhe Moska janë jashtëzakonisht të vendosura dhe kanë vullnetin e duhur për ringritjen e marrëdhënieve në nivelin e mëparshëm.

“Kam besimin se edhe të priturat e opinionit publik në të dy vendet janë në këtë drejtim. Sot kemi marrë vendime që të sjellim përsëri në nivelet që nevojiten marrëdhëniet Turqi-Rusi në politikë, ekonomi, kulturë dhe në fusha të tjera”, theksoi ai.

“Unë shpresoj se ne do të marrim hap pas hapi dhe bashkërisht masat e nevojshme për rigjallërimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, rivendosjen e fluturimeve charter, heqjen e masave që kufizojnë tregtinë dypalëshe duke përfshirë edhe produktet bujqësore, hapjen e rrugës për sipërmarrësit turq që veprojnë në Rusi, si dhe rikthimin e plotë të regjimit pa viza”, shtoi Erdogan.

Disa projekteve, vijoi kreu i shtetit turk, do t'u japim statusin e investimeve strategjike dhe këtë do ta fillojmë me Centralin Bërthamor “Akkuyu”.

“Kemi rënë dakord për ngritjen e Fondit të Përbashkët të Investimeve Turqi-Rusi. Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Për diskutimin e çështjeve rajonale vërejmë pozitive formimin e mekanizmit trepalësh Turqi-Rusi-Azerbajxhan. I rëndësishëm është gjithashtu rrugëtimi, që do të kryejmë në përshpejtimin e projekteve gjigande të bashkëpunimit, siç është edhe Centrali Bërthamor “Akkuyu”. Shpresoj që falë këtyre hapave do ta bëjmë aksin Ankara-Moskë sërish një linjë të besimit dhe miqësisë”, përfundoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme