Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve

Takimi i sotëm do të jetë i pari mes tyre që nga koha e rrëzimit të avionit luftarak rus.

Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve

Vizita e sotme e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Rusi sipas pritjeve do të kontribuojë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kthimin e marrëdhënieve tregtare në binarët e mëparshëm të shëndoshë.

Takimi i sotëm do të jetë i pari mes tyre që nga koha e rrëzimit të avionit luftarak rus. Vizita e sotme e Erdoanit në Federatën Ruse do të jetë dalja e tij e parë nga shteti pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Të dy liderët do të takohen në Shën Petersburg.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të takohen në orën 13.00 dhe fillimisht do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe pastaj do të kalojnë në takim mes delegacioneve.

Ndërkaq në orën 16.00 Erdoan dhe Putin do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimeve të dy liderët do t’ju drejtohen biznesmenëve të dyja vendeve me nga një fjalim.

Vizita e Erdoanit në Rusi nuk do të jetë vetëm një hap politik pasi përfaqësuesit e biznesit nuk fshehin entuziazmin nga kjo vizitë.



Lajme të ngjashme