Përditësim-Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ndodhet në Rusi në kuadër të vizitës së parë të tij jashtë shtetit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Përditësim-Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve
Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve
Vizita e Presidentit Erdogan në Rusi një hap para për normalizimin e marrëdhënieve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Rusi në kuadër të vizitës së parë të tij jashtë shtetit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në Rusi në kuadër të vizitës së parë të tij jashtë shtetit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

Kjo vizitë është e rëndësisë së veçantë nga aspekti i takimit ballë për ballë me Presidentin rus Vladimir Putin prej rrëzimit të avionit luftarak rus më 24 nëntor të vitit të kaluar pasi bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke.

Presidenti Erdoan me Presidentin Putin u takuan në një atmosferë të ngrohtë në Pallatin Konstantinovski në Shën Petersburg.

Të dy liderët para takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve bënë nga një deklaratë të shkurtë në lidhje me takimin e pritur me kureshtje në mbarë botën.

Putin, duke e bërë të ditur që edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve u ngadalësuan me krizën e avionit, tha se ai ishte i pari i cili i telefonoi Erdoanit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik.

“Sot mirë se erdhët në Rusi. Ju falënderoj për mundësimin e këtij rasti për të zhvilluar një bisedë kokë më kokë”, -tha Putin.

Ndërkaq Presidenti Erdoan tha se marrëdhëniet edhe ashtu pozitive mes dy vendeve do të kalojnë në një fazë krejt tjetër me hapat që do të hidhen.

Erdoan shprehu kënaqësinë nga telefonata e Putinit pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik, ndërsa shtoi se takimi i sot do të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve të rajonit.

“Rajoni ka pritshmëri prej nesh nga aspekti politik”, -u shpreh Erdoan.

Pritet që Erdoan dhe Putin të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimeve.



Lajme të ngjashme