​​​​​​​Stamboll – Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve në shifra

Rreth 5 milionë persona morën pjesë në Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve, që u mbajt të dielën në Sheshin “Yenikapi” të Stambollit, bëjnë të ditur burimet zyrtare turke...

​​​​​​​Stamboll – Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve në shifra

Rreth 5 milionë persona morën pjesë në Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve, që u mbajt të dielën në Sheshin “Yenikapi” të Stambollit, bëjnë të ditur burimet zyrtare turke.

Plot 25 mijë forca sigurie ishin të gatshme në sheshin e mitingut.

Vetëm për vajtje-ardhjet në miting u caktuan 7 mijë autobusë.

50 autobusë të posaçëm ishin në dispozicion të personave me aftësi të kufizuara.

203 anije dhe 10 tragete transportuan qytetarët dhe automjetet e tyre me rrugë detare në Yenikapi.

Të gatshëm për ndërhyrje ishin 728 personel shëndetësor, 102 autoambulanca, 1 anije ambulancë dhe 20 zjarrfikëse.

Qytetarëve iu shpërndanë 2,5 milionë flamuj, 1,5 milionë kapele, 5 milionë shishe ujë dhe 1 milion racione ushqimi.

Në sheshin e mitingut historik u ngritën 165 pika kontrolli me detektorë metali dhe 22 të tjera me rreze-x (x-ray).

Sistemi i zërit në sheshin e mitingut u vendos mbi 35 kulla dhe fuqia e përgjithshme e tij ishte 1 milion W, më i madhi i ngritur ndonjëherë në historinë e Republikës së Turqisë.

Falë këtij sistemi zanor, transmetimi i zërit u mundësua deri në 1,5 km distancë.

Energjia e nevojshme për sistemin e zërit, që u ngrit për 3 ditë nga një ekip prej 300 teknikësh, u sigurua nga 54 gjeneratorë; ndërkohë që në sheshin e mitingut u vendosën edhe 22 ekrane gjigante led.

Transmetimi zanor dhe vizual në sheshin e mitingut u realizua përmes 5.000 m linjë fibëroptike dhe 6.000 m kabllo çeliku, të shtrira mbi krahët e disa vinçave.

Bashkia Metropolitane e Stambollit (IBB) ofroi aplikacionin inteligjent të saj, “IBB Simultane”, për të gjithë të ftuarit dhe gazetarët e huaj, që dëshironin të ndiqnin fjalimet e liderëve gjatë Mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve.

Shërbimi i përkthimit simultan u mundësua online përmes telefonave celularë në 7 gjuhë të ndryshme: Turqisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht dhe arabisht.



Lajme të ngjashme