Shkup - Mesazh solidariteti nga ambasada e Turqisë për viktimat e vërshimeve në Maqedoni

Ambasada turke në Maqedoni shprehet e gatshme për të ofruar çdo lloj ndihme të prekurve nga vërshimet.

Shkup - Mesazh solidariteti nga ambasada e Turqisë për viktimat e vërshimeve në Maqedoni

Ambasada e Turqisë në Shkup, përmes një deklarate në Facebook ka shprehur solidarizimin dhe dhimbjen me qytetarët e Shkupit me rastin e fatkeqësisë nga të reshurat e rrëmbyeshme të shiut, të cilët morën jetën e disa personave.

“Ndiejmë dhimbje të thellë për shkak të fatkeqësisë natyrore e cila ndodhi më 6 gusht në Shkup dhe rrethinë dhe e cila shkaktoi viktima dhe dëme materiale. Lutemi për mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Po ashtu, në deklaratën në Facebook ambasada shprehet se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj ndihme. “Duam të theksojmë se ne, si Republikë e Turqisë, ashtu sikurse çdo herë, jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme për shtetin mik Republikën e Maqedonisë.”



Lajme të ngjashme