Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Përditësim-Erdoan kritikon BE-në për neglizhencë në liberalizimin e vizave

Erdogan: “Nëse nuk do të liberalizohen vizat, as marrëveshja e refugjatëve nuk do të zbatohet”.

Përditësim-Erdoan kritikon BE-në për neglizhencë në liberalizimin e vizave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj BE-së duke thënë: “Nëse nuk do të liberalizohen vizat, as marrëveshja e refugjatëve nuk do të zbatohet”.

Në prononcimin e tij për gazetën franceze me tirazh të lartë, “Le Monde”, Presidenti Erdoan tha që në qoftë se nuk liberalizohen vizat për qytetarët turq atëherë edhe marrëveshja e riparnimit e arritur në mars të këtij viti me Bashkimin Evropian nuk do të vazhdoj.

“Aktualisht mirëpresim 3 milionë refugjatë. Mirëpo shqetësimi i vetëm i BE-së është që ata të mos arrijnë në territoret e tyre. Ata na propozuan liberalizimin e vizave në shkëmbim me marrëveshjen e ripranimit. Kjo marrëveshje dhe liberalizimi i vizave do të hynin në fuqi më 1 qershor. Ne aktualisht jemi në muajin gusht dhe ende nuk janë liberalizuar vizat. Në qoftë se nuk përmbushen kërkesat tona atëherë nuk do të ketë edhe marrëveshje të ripranimit”, - ka thënë Erdoan.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se Turqia gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) është lënë vetëm nga ana e perëndimit.

Duke e bërë të ditur se gjatë tentativës së grusht shtetit ka biseduar me disa liderë perëndimor, Presidenti Erdoan foli kështu: “Kjo nuk mjafton, ne nuk kishim të bëjmë me një sulm të thjeshtë terrorist. Kemi dhënë 240 dëshmorë dhe 2 mijë e 200 janë të plagosur. E gjithë bota reagoj për sulmin ndaj revistës satirike ‘Chalie Hebdo’. Kryeministri ynë mori pjesë në marshin e organizuar në Paris. Do të dëshiroja që liderët perëndimor të reagojnë në mënyrë të njëjtë edhe për Turqinë e të mos mjaftohen vetëm me mesazhe klishe të dënimit. Do të doja që të vijnë në Turqi”.

Erdoan shtoi se perëndimi është në kontradiktë me vlerat e saj të cilat i mbron, ndërsa vijoi duke thënë se “Ne jemi duke luftuar kundër një tentative të grusht shteti dhe kundër terroristëve. Bota perëndimore duhet ta kuptoj se me çfarë kemi të bëjmë ne”.



Lajme të ngjashme