Mitingu i demokracisë bashkoi popullin turk në një grusht të vetëm

Në mitingun e madh të mbajtur të dielën në Stamboll për Demokracinë dhe Dëshmorët populli turk u bashkua si një grusht i vetëm pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësisë etnike në mbrojtje të institucioneve dhe vlerave demokratike.

Mitingu i demokracisë bashkoi popullin turk në një grusht të vetëm
ismail kahraman.jpg
binali yıldırım.jpg
hulusi akar.jpg
kemal kılıçdaroğlu.jpg
devlet bahçeli.jpg

Mitingu i Demokracisë dhe Martirëve në Stambolli filloi duke dëshmuar momente historike.

Entuziazmi i milionëve që u dynden në Shesin Yenikapi që në orët e para të mëngjesit arriti apogjeun me mbërritjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në sheshin e mitingut.

Ndjenjë e unitetit tek miliona qytetarët e mbledhur në shesh u konsolidua edhe më shumë në çastet kur Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) dhe Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli përshëndetën pjesëmarrësit.

Në fillim u mbajt një minutë heshtje në kujtim të dëshmorëve. Pastaj u këndua njëzëri Himni Kombëtar. Më pas kreu i Autoritetit të Çështjeve Fetare në Turqi (Diyanet), Mehmet Gërmez drejtoi një lutje kolektive bashke me të pranishmit në shesh për 240 qytetarët që ranë dëshmorë natën e 15 korrikut, kur ndodhi edhe tentativa tradhtare për grusht shteti.

I pari nga liderët politikë që e mori fjalën në miting ishte Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

“15 korriku ishte prova për një dyndje të re”, nënvizoi Devlet Bahçeli dhe vijoi: “zullumqarët, mashat e imperializmit këtë herë u maskuan nën uniformën e ushtarit turk. Një terrorist nën petkun e dijetarit dhe predikuesit i dha organizatës terroriste urdhrin për të goditur Turqinë”.

“Atë ditë para tankeve doli si qëndresë ndërgjegjja kombëtare. Atë natë populli turk marshoi drejt plumbave si të hynte në një kopsht me trëndafila”,- nënvizoi Bahçeli.

Pas liderit të MHP-së e mori fjalën Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu).

Nga kjo bela (tentativa e puçit ushtarak) duhet të nxjerrin mësime të gjithë politikanët, - tha Këllëçdarollu.

Që të kemi një Turqi që ka kapur kohën dhe ka përvetësuar kulturën e konsensuesit duhet që politika të mos hyjë në xhami, në kazeremë dhe në gjykatë, tha Këllëçdarollu, duke vënë theksin në rëndësinë që ka dalja me çdo kusht për zot demokracisë.

“As grushti i shtetit, as diktatura. Rroftë demokracia e plotë”, vijoi lideri i CHP-së, ndërsa shtoi se mbi vullnetin e popullit duhet hequr çdo lloj hije.

Këllëçdarollu nënvizoi se është detyrë e gjithsecilit që të përjetojë dhe mbrojë Republikën dhe kërkoi forcimin edhe më shumë të sistemit parlamentar të vendit.

Pas liderit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) në foltoren e mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve u ngjit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke gjeneralarmate Hulusi Akar, i shoqëruar nga një manifestim i madh dashurie.

Hulusi Akar tha se një grup terroristësh (pjesëtarët e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele Shtetërore FETO/PDY) që kishin depërtuar në radhët e Forcave të Armatosura Turke (FAT) natën e 15 korrikut i përjetuan këtij atdheu dhe populli një maskarallëk të paparë në histori, por ata përgjigjen e merituar e morën sërish nga ky popull.

Shefi i shtatmadhorisë tha se ushtria është në krye të detyrës dhe nën urdhrat e shtetit.

“Fitorja është e atyre që besojnë në sundimin e ligjit, në demokraci dhe në vlerat e larta të popullit tonë fisnik; pra fitorja është e juaja. Qoftë e mbarë dhe hapur rruga dhe fati i popullit tonë fisnik”, e vazhdoi fjalën e tij gjenerali Akar.

Kurse Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) fjalimin e tij e filloi duke përshëndetur liderët dhe simpatizantët e partive të opozitës që kishin mbushu sheshin.

“Përshëndes të gjithë ata që e ndjekin këtë miting në 81 qytete dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut”, tha Binali Jëlldërëm duke theksuar se 15 korriku është Lufta e Dytë Çlirimtare e popullit turk.

“Ky popull në që të jetojë pa nder mbi tokë zgjodhi të prehet me nder nën këtë tokë”, nënvizoi Jëlldërëm, duke shtuar se do ti jepet fund edhe mbjelljes së farës së urrejtjes në popull nga organizata terroriste separatiste PKK.

“15 korriku është dita e pastrimit nga mikrobet. Të gjithë elementët që shqetësojnë popullin do të eliminohen”,- u shpreh kryeministri.

“Kreu i FETO-s do të vijë në Turqi dhe do të japë llogari për këtë tradhëti”, tha Jëlldërëm.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor i Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman në fjalën e tij tha se natën e 15 korrikut, kur ndodhi tentativa tradhtare parlamenti ka kenë i hapur dhe i ka vazhduar punimet e tij.

“Atë natë puçistët hodhën bomba mbi kuvend dhe kjo nënkupton bombardimin e popullit në zemër”, theksoi Kahraman.

Vetëm se populli tregoi një vullnet dhe guxim dhe e shtypi këtë tentativë tradhtare,- u shpreh Ismail Kahraman, duke theksuar se kështu ka marrë fund historia e grushteve të shtetit në Turqi.

Kemi një hapësirë të madhe gjeografike që ka lidhje shpirtërore me Turqinë, që i ka lidhur shpresat tek Turqia, tha kryeparlamentari turk duke shtuar se “nuk mund të ketë “komb pa shtet dhe shtet pa ushtri”.



Lajme të ngjashme