Katari do të bëjë investime të reja gjigande në Turqi

Ambasadori i Katarit në Ankara, Salim Mubarek al-Shafi tha se vendi i tij nuk shikon asnjë risk politik apo ekonomik të çfarëdoshëm për të bërë investime në Turqi.

Katari do të bëjë investime të reja gjigande në Turqi

 

 

Në një intervistë për agjencinë Anadolli (AA) të lajmeve Ambasadori Shafi u bëri një vlerësim marrëdhënieve Katar-Turqi pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut në Turqi, e ndërmarrë nga Organizata Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Emiri i Katarit, Tamim bin Hama dal-Tani menjëherë pas ngjarjes e kishte marrë në telefon Presidentin Rexhep Tajip Erdoan dhe i kishte komunikuar mbështetjen e Katarit ndaj qeverisë legjitime të zgjedhur, u shpreh Ambasadori kataras.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë marrëdhënie strategjike, konstante dhe të forta. Ne nuk shikojmë asnjë risk që do ta pengonte Katarin të investojë në Turqi. Së shpejti do të ketë bisedime zyrtare për të trajtuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Në aspektin ekonomik edhe më herët ne kemi bërë atë që kemi mundur dhe po vazhdojmë të punojmë për të rritur vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve tona. Përfundimet pozitive kemi nisur ti marrim në sektorët e ndërtimit, pasurive të patundshme, infrastrukturë dhe atë financiar”,- u shpreh Ambasadori Shafi.

Katari ka investime të rëndësishme në Turqi, të shtrira në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e financimit dhe energjisë,- theksoi Shafi, duke shtuar se së shpejti do të publikojnë edhe investimet e reja që kanë të plan të realizojë në Turqi.

Ambasadori i Katarit në Ankara, Shafi e vazhdoi intervistën e tij duke nënvizuar se marrëdhëniet strategjike ndërmjet dy vendeve vijnë duke u forcuar gjithnjë e më shumë, ndërsa tha se në mbledhjen e Këshillit të Lartë Strategjik që do të realizohet së shpejti në nivelin e lartë ndërmjet dy vendeve do të nënshkruhen marrëveshje të reja në interes dypalësh.



Lajme të ngjashme