Erdogan: Nuk ka zbatim të marrëveshjes së refugjatëve pa liberalizimin e vizave

Në prononcimin e tij të bërë për gazetën prestigjioze franceze "Le Monde", Presidenti Erdoan tha se marrëveshja e ripranmit të refugjatëve nuk do të zbatohet në qoftë se nuk liberalizohen vizat.

Erdogan: Nuk ka zbatim të marrëveshjes së refugjatëve pa liberalizimin e vizave

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj BE-së duke thënë: “Nëse nuk do të liberalizohen vizat, as marrëveshja e refugjatëve nuk do të zbatohet”.

Në prononcimin e tij për gazetën franceze me tirazh të lartë, “Le Monde”, Presidenti Erdoan tha që në qoftë se nuk liberalizohen vizat për qytetarët turq atëherë edhe marrëveshja e riparnimit e arritur në mars të këtij viti me Bashkimin Evropian nuk do të vazhdoj.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se Turqia gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) është lënë e vetmuar nga ana e perëndimit.

Duke e bërë të ditur se “Bashkimi Evropian nuk është i sinqertë me Turqinë”, Presidenti Erdoan tha se me zbatimin e marrëveshjes së liberalizimit të vizave për qytetarët turq do të duhej të fillohej më 01 qershor, ndërsa shtoi se BE-ja nuk e mbajti fjalën e dhënë.



Lajme të ngjashme