Irak – Udhëheqja rajonale kurde shtetëzon shkollat e FETO-s

Zëdhënësi i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Sefin Dizayi, njoftoi sot se administrimi i të gjitha shkollave të organizatës terroriste guleniste (FETO), që janë nën juridiksionin e tyre, do t’i kalojë Ministrisë së Arsimit...

Irak – Udhëheqja rajonale kurde shtetëzon shkollat e FETO-s

Zëdhënësi i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Sefin Dizayi, njoftoi sot se administrimi i të gjitha shkollave të organizatës terroriste guleniste (FETO), që janë nën juridiksionin e tyre, do t’i kalojë Ministrisë së Arsimit.

“Ministria e Arsimit do të vërë dorë mbi këto shkolla. Këto shkolla të vazhdojnë, por të jenë plotësisht të varura nga Ministria e Arsimit dhe këto rrethe mos të kenë të bëjnë aspak”, deklaroi zëdhënësi Dizayi duke theksuar se marrëdhënieve me Turqinë u kushtojë rëndësi të madhe.

“Ky është njëherësh edhe një hap miqësor për rëndësinë, që ne u kushtojmë marrëdhënieve me Turqinë”, shtoi ai.

Pasi nënvizoi se institucionet arsimore në fjalë “duhen ndjekur me seriozitet maksimal” pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik nga FETO, Sefin Dizayi tha se nuk presin një kërkesë zyrtare nga Ankaraja për të bërë hapat e nevojshme në lidhje me shkollat e Gulenit.



Lajme të ngjashme