Gjenerali Akar: Ushtria është në krye të detyrës dhe nën urdhrat e shtetit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke gjeneralarmate Hulusi Akar në fjalën që mbajti në mitingun gjigand të Stambollit tha se ushtria është në krye të detyrës dhe nën urdhrat e shtetit.

genelkurmay-baskani-hulusi-akar.jpg

Pas liderit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) në foltoren e mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve u ngjit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke gjeneralarmate Hulusi Akar, i shoqëruar nga një manifestim i madh dashurie.

Hulusi Akar tha se një grup terroristësh (pjesëtarët e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele Shtetërore FETO/PDY) që kishin hyrë brenda Forcave të Armatosura Turke (FAT) natën e 15 korrikut i përjetuan këtij atdheu dhe populli një maskarallëk të paparë në histori, por ata përgjigjen e merituar e morën sërish nga ky popull.

Shefi i shtatmadhorisë tha se ushtria është në krye të detyrës dhe nën urdhrat e shtetit.

“Fitorja është e atyre që besojnë në sundimin e ligjit, në demokraci dhe në vlerat e larta të popullit tonë fisnik; pra fitorja është e juaja. Qoftë e mbarë dhe hapur rruga dhe fati i popullit tonë fisnik”, e vazhdoi fjalën e tij gjenerali Akar.



Lajme të ngjashme