Samiti kritik i sigurisë në Ankara

Në Pallatin e Kryeministrisë në Çankaja u zhvillua një mbledhje e rëndësishme.

Samiti kritik i sigurisë në Ankara

Nën kryesinë e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) u zhvillua mbledhja e veçantë e sigurisë.  

Në mbledhjen në Rezidencën Zyrtare morën pjesë Shefi i Shtatmadhorisë Gjernaralrmate Hulusi Akar (Hulusi Akar), Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Brendshëm Efkan Ala, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ), Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Turqisë, Hakan Fidan, Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Xhelaletin Lekesiz (Celalettin Lekesiz).

Tema kryesore e mbledhjes që zgjati 3 orë ishte Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve që do të zhvillohet nesër në Jenikapë (Yenikapı) të Stambollit.

Në mitingun ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe liderët e 3 partive politike, masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë.

Masat që do të merren kundër kërcënimeve të mundshme u shtruan gjerësisht në tryezë.

Një tjetër temë që u diskutua në këtë mbledhje ishin edhe hapat që do të hidhen në luftën kundër Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

Kurse tema e fundit e samitit kritik ishte lufta kundër organizatave terroriste PKK dhe DAESH.



Lajme të ngjashme