Ministri Ëshëk: Po eliminojmë të gjitha mundësitë e një tentative të re

Ministri Ëshëk dha një reportazh për agjencinë angleze të lajmeve Reuters.

Ministri Ëshëk: Po eliminojmë të gjitha mundësitë e një tentative të re

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se ristrukturimi i ushtrisë pas tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) më 15 korrik në Turqi do të jetë në përshtatje me strukturën dhe frymën e NATO-s.

Fikri Ëshëk në një reportazh të dhënë për agjencinë angleze të lajmeve Reuters tha se objektiva është që të eliminojnë mundësinë e një tentative të re grusht shteti.

“Rregullimet që jemi duke bërë tani janë; 1- Rregullimet në përshtatje me frymën e demokracisë, 2- Rregullime që pasqyrojnë akumulimin si pasojë e përvojave botërore, 3- Rregullime që ata që kanë armë në dorë të mos tentojnë të bëjnë grusht shteti në Turqi” tha Ëshëk.

Ai shprehu edhe shifrat e fundit në lidhje me ushtarët e arratisur dhe tha:”Më parë deklaruam se ka 311 të arratisur dhe 9 prej tyre janë gjeneralë. Këto shifra janë përditësuar duke rënë në 288 ushtarë, 9 prej tyre gjeneralë. Disa janë kapur disa të tjerë dorëzohen vetë” u shpreh Ministri Ëshëk.

“Lufta kundër terrorit vazhdon pa asnjë pengesë dhe forcat e koalicionin në pararojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazën në Inxhirlik (Incirlik) të Turqisë vazhdojnë të godasin objektivat e DAESH-it në Siri” tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık).  



Lajme të ngjashme