Amerika hedh një hap të ri për ekstradimin e Gylenit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën një hap të ri për ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gylen (Fetullah Gülen).

Amerika hedh një hap të ri për ekstradimin e Gylenit

Departamenti amerikan i Drejtësisë mori vendimin për të dërguar një delegacion javën e ardhshme në Turqi për të biseduar në lidhje me këtë çështje.

Pas tentativës së FETO-s në 15 korrik qeveria turke, për ekstradimin e kreut të organizatës Fethullah Gylen kërkoi “arrestimin emergjent dhe ekstradimin” e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ai jeton.

Kurse javën e shkuar, në kuadër të punimeve që zbatohen nën drejtimin e Ministrit të Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ), Amerikës i ishte dërguar një kërkesë e dytë për ekstradimin e Gylenit.

Pas këtyre zhvillimeve të përjetuara, Departamenti amerikan i Drejtësisë i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë një letër në lidhje me ekstradimin e Gylenit.

Në letrën në fjalë u propozua ardhja e një delegacioni nga Amerika për të biseduar çështjen e ekstradimit të Gylenit.

Në përgjigjen e Turqisë u propozua që pas ardhjes në fillim të delegacionit amerikan, më pas një delegacion nga Turqia të zhvillojë bisedime në Amerikë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë pranoi këtë propozim dhe informoi se javën e ardhshme do të dërgojë në Turqi një delegacion specialistësh. Pas kësaj edhe një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë do të shkojë në Amerikë.



Lajme të ngjashme