Presidenti i Kazakistanit viziton Turqinë pas puçit në tentativë

Kryetari i Shtetit të Kazakistanit, Nursulltan Nazarbayev, është lideri i parë që e viziton Turqinë pas tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) natën e 15 korrikut.

Presidenti i Kazakistanit viziton Turqinë pas puçit në tentativë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti sot me ceremoni zyrtare Kryetarin e Shtetit të Kazakistanit, Nursulltan Nazarbayev, i cili është lideri i parë që e viziton Turqinë pas tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) natën e 15 korrikut.

Pas pritjes zyrtare në pallatin presidencial Erdoan dhe Nazarbayev hynë brenda për të realizuar takimin kokë më kokë.

Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe zv.kryeministri Turrull Tyrkesh (Tuğrul Türkeş) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Pas takimeve Erdoan dhe Nazarbayev do të dalin para kamerave në një konferencë të përbashkët shtypi.



Lajme të ngjashme