Në mitingun e 7 gushtit do të marrë pjesë edhe lideri i të majtës turke

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) vendosi të marrë pjesë në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”, që do të mbahet në Yenikapi të Stambollit më 7 gusht.

Në mitingun e 7 gushtit do të marrë pjesë edhe lideri i të majtës turke

Kryesia e Partisë Republikane Popullore (CHP) u thirr në mbledhje të jashtëzakonshme për të vlerësuar ftesën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të marrë pjesë në mitingun e 7 gushtit.

Zëdhënësja e CHP-së, Selin Sajek Bëke (Selin Sayek Böke) në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Komitetit Qendror Ekzekutiv tha se Këllëçdarollu do ti telefononte Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe do ti njoftojë pjesëmarrjen në mitingun e Yenikapi.

Në miting Këllëçdarollu do të mbajë edhe një fjalim.

Kurse lideri i partisë tjetër në opozitë, Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli pjesëmarrjen e tij në këtë miting e kishte konfirmuar më herët.

Roja e demokracisë, e cila vazhdon për ditë të tëra pas tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) për grusht shteti në 15 korrik do të kurorëzohet me “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”, që do të mbahet të dielën, më 7 gusht në lagjen Yenikapi të Stambollit.

Në këtë miting do të marrë pjesë edhe ekip i pasur VIP-ash, mbi 500 vetë, duke filluar që nga këngëtarët e deri tek artistët, fenomenet e internetit, prezantuesit në radio, sportistët dhe emrat e njohur të ekranit. Ky është grupi më i madh i VIP-ve që do të ngjitet në të njëjtin podium këto vitet e fundit në Turqi. Pritet që në miting të marrin pjesë rreth 5 milionë qytetarë.

Ditën e mitingut transporti urban do të jetë pa pagesë.



Lajme të ngjashme