Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kerry më 24 gusht në Ankara, ekstradimi i Gulenit pika kryesore e agjendës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu tha se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry më 24 gusht do të jetë në Ankara për takime zyrtare me autoritetet turke, ku pika kryesore do të jetë ekstradimi i Gulenit.

Kerry më 24 gusht në Ankara, ekstradimi i Gulenit pika kryesore e agjendës

Është qartësuar edhe data e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Turqi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se më 24 gusht John Kerry do të jetë në kryeqytetin turk (Ankara).

“Kerry kërkoi që më 24 gusht të ishte në Turqi. Edhe ne pasi pamë agjendën tonë i komunikuam që data në fjalë është e përshtatshme”,- sqaroi Çavushollu.

Kjo do të jetë vizita e parë e nivelit të lartë që do të realizohet në Turqi nga Shtetet e Bashkuara (ShBA) pas tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) për grusht shteti më 15 korrik.

Kohët e fundit Turqia e ka intensifikuar presionin ndaj administratës së Uashingtonit për ekstradimin e kreut të FETO/PDY, Fethullah Gulen.

Çështja e ekstradimit do të jetë edhe kryefjala e kontakteve të Kerrit në Turqi.



Lajme të ngjashme