Kallën: Dosje shtesë për ekstradimin e Gylenit

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën prononcohet për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar.

Kallën: Dosje shtesë për ekstradimin e Gylenit

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se presin bashkëpunim të plotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gylen (Fethullah Gülen).

Kallën në një reportazh për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar bëri të ditur se Turqia do ti dërgojë edhe një dosje tjetër Amerikës për ekstradimin e kryeterroristit.

Ai tha se për ekstradimin e këtij terroristi në Turqi kërkojnë dhe shpresojnë të shohin një bashkëpunim të plotë të Amerikës në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve dhe shtoi: “Nëse kemi parasysh këto partneritete kërkojmë që Amerika të bëjë atë që është ligjore në vendin e saj për ti ekstraduar Gylenin Turqisë”.

“Mosekstradimi i Gylenit do të shkaktonte probleme në marrëdhëniet turko-amerikane” paralajmëroi Ibrahim Kallën. “Nëse Gylen qëndron atje, kjo nënkupton se SHBA e mbron atë dhe Amerika do të jetë e detyruar ti shpjegojë popullit turk arsyen përse e mban Gylenin në tokat e veta”,- u shpreh Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın).



Lajme të ngjashme