Gormez: Lideri i FETO-s s’mund të pranohet si udhëheqës fetar

Kreu i Departamentit të Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Gormez, deklaroi se “FETO dhe lideri i saj është e pamundur që të pranohen e para si strukturë fetare dhe i dyti si udhëheqës fetar...

Gormez: Lideri i FETO-s s’mund të pranohet si udhëheqës fetar

Kreu i Departamentit të Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Gormez, deklaroi se “FETO dhe lideri i saj, të cilët populli turk i kapi në flagrancë gjatë tentativës për grusht shteti, është e pamundur që të pranohen e para si strukturë fetare dhe i dyti si udhëheqës fetar”.

Mehmet Gormez theksoi se vërejta “O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra, të mos mashtroheni nga jeta e kësaj bote dhe të mos gënjeheni ndaj Allahut nga ai i mashtruari (shejtani)”, që Krijuesi i Gjithëfuqishëm bën në Kuranin Famëlartë (Fatir, 5), është kuptuar pas një sprove të rëndë dhe mjaft me vonesë.

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë vuri në pah se krijimi i përfitimeve dhe i influencës në emër të fesë nuk gjen miratim në asnjë bazë fetare; rrjedhimisht, qëndresa kundër strukturave të tilla është një përgjegjësi sa morale, aq edhe islame.



Lajme të ngjashme