Turqi – Qytetarët kthejnë në lira turke 10,8 miliardë dollarë

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB) në dy javët e fundit qytetarët kanë kthyer në lira turke depozitat e tyre në valutë me vlerë 10,8 miliardë dollarë.

Turqi – Qytetarët kthejnë në lira turke 10,8 miliardë dollarë

Pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO në Turqi, në dy javët e kaluara depozitat bankare në valuta të huaja kanë pësuar rënie për 6,2 për qind, konkretisht kanë rënë në 163,3 miliardë dollarë, gjendje kjo që tregon se qytetarët e Turqisë në këtë periudhë kanë shitur valutë në vlerë prej 10,8 miliardë dollarë. 

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) ka publikuar Statistikat Javore mbi Gjendjen e Parave dhe Bankave.

Sipas këtyre statistikave, depozitat e përgjithshme në valuta të huaja në bankat depozituese dhe në të ashtuquajturat bankat pjesëmarrëse në Turqi pas tentativës për grusht shteti nga FETO, konkretisht në periudhën 15-29 korrik, kanë shënuar rënie të theksuar në bazë dollari.

Depozitat në valuta të huaja në periudhën e fundit dyjavore kanë pësuar rënie për 6,2 për qind, konkretisht kanë rënë nga 174 miliardë e 120 milionë dollarë në 163 miliardë e 295 milionë dollarë. Pra, depozitat në valutë të huaja brenda dy javëve janë zvogëluar me 10 miliardë e 825 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, vëllimi i përgjithshëm i kredive në sektorin e bankave (përfshirë edhe TCMB-në), deri më 29 korrik, që paraqet edhe përfundimin e periudhës dyjavore që nga 15 korriku, është zvogëluar për 2 miliardë e 749 milionë e 945 mijë lira. Në këtë mënyrë, vëllimi i përgjithshëm i kredive në këtë periudhë, nga mbi 513,5 milionë dollarë (1 trilionë e 548 miliardë e 511 milionë e 196 mijë lira) ka rënë në 512,6 milionë dollarë (1 trilion e 545 miliardë e 761 milionë e 251 mijë lira).

Vëllimi i përgjithshëm i kredive një javë para 29 korrikut pësoi rënie për 0,18 për qind në krahasim me javën e mëparshme, ndërkohë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vëllimi ka shënuar rritje për 10,54 për qind.

Nga kreditë e dhëna, mbi 500 miliardë dollarë (saktësisht 1 trilionë e 509 miliardë e 980 milionë e 413 mijë lira) u shfrytëzuan nga kategoria e kredive jofinanciare, ndërsa 11,86 miliardë dollarë (saktësisht 35 miliardë e 780 milionë e 838 mijë lira) u shfrytëzuan nga kategoria e kredive financiare.



Lajme të ngjashme