Lideri nacionalist turk pranon ftesën e Erdoganit për mitingun e 7 gushtit

Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, njoftoi të mërkurën përmes medias sociale se do të marrë pjesë në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”, që do të organizohet në Stamboll, më datë 7 gusht...

bahçeli miting davet kabul.jpg

Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, njoftoi të mërkurën përmes medias sociale se do të marrë pjesë në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”, që do të organizohet në Stamboll, më datë 7 gusht.

Me anë të disa “cicërimave” të njëpasnjëshme në “Twitter”, Devlet Bahçeli theksoi se në këtë miting do të përqafojë, bashkë me burrat e shtetit dhe politikanët pjesëmarrës, të 79 milionë qytetarët turq.

“Vullneti i popullit do të finalizojë rojën e demokracisë në Yenikapi duke i dhënë besim mikut dhe duke i kallur frikën armikut”, shprehej Bahçeli në rrjetin social, ku nënvizonte gjithashtu se populli turk po bën rojën e demokracisë që prej natës së 15 korrikut.

Këto “cicërima” të liderit të MHP-së i ripostoi në llogarinë e tij në “Twitter” edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë mënyrë, Erdogan bëri një risi duke ndarë për herë të parë me ndjekësit e tij mesazhet e një lideri tjetër politik.

Pas kreut të shtetit, postimet në “Twitter” të Bahçeli për mitingun i ndau me pasuesit e tij edhe Kryeministri Binali Yildirim.

Tri ditë më parë, Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u dërgoi ftesë me letër kryetarit të Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu dhe liderit të Partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli, për të marrë pjesë dhe për të mbajtur nga një fjalim në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”, që do të organizohet në Yenikapi të Stambollit, më datë 7 gusht.

Kiliçdaroglu njoftoi të martën se nuk do të marrë pjesë personalisht në mitingun e Yenikapisë, por CHP-ja do të përfaqësohet me një delegacion.



Lajme të ngjashme