Erdoan: Gulenistët, mëkatarë të paskrupull

Gulenistët janë njerëz janë kriminelë, hipokritë, tinëzarë, hajdutë, grabitës, tradhtarë, masha, mëkatarë të paskrupullt”, tha të enjten Presidenti Erdoan në një fjalim drejtuar Kryetarëve të Dhomave (dhe Bursave të Turqisë.

Erdoan: Gulenistët, mëkatarë të paskrupull

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep TayyipErdoğan) ka reaguar ashpër ndaj mesazhit “Prisni 14 gushtin”, të cilin përkrahësit e Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) kanë përcjellë në median sociale.

Poshtërsia është çështje karakteri. Nuk njeh kufi kohor dhe hapësinor. Në qoftë se e keni të ndotur personalitetin, atëherë tradhtinë mund ta shprehni të 365 ditët e vitit”,- tha Erdoan.

Presidenti Erdoan iu drejtua me një fjalim Kryetarëve të Dhomave (tregtisë, industrisë etj) dhe Bursave të Turqisë në një aktivitet organizuar në pallatin presidencial.

Këta njerëz janë kriminelë, hipokritë, tinëzarë, hajdutë, grabitës, tradhtarë, masha, mëkatarë të paskrupullt. Çdo hap që hedhin i tërheq ata edhe më thellë në gropën septike”, shtoi ai.

Në historinë e saj 93-vjeçare të Republikës, Turqia është përballur me 2 grushte shteti, me shumë tentativa për grusht shteti, me promemorie, me shumë tradhti, duke filluar nga ASALA e deri tek PKK-ja e DHKP/C-ja, u shpreh Erdoan duke shtuar se çdo shoqërie i është dashur që ti përballojë e vetme një e nga një të gjitha vështirësitë që ka kaluar.

Erdoan e vuri edhe një herë theksin në moton “një popull, një atdhe, një flamur dhe një shtet”, moto që e nënvizon me çdo rast.

“Anëtarët e organizatës së FETO-s nuk duan t’ia dinë për një diçka të tillë. Ata të 160 vendet, ku janë organizuar i pranojnë të gjitha si atdheun e tyre. Ata nuk kanë devijuar vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar”,- cilësoi Erdoan.

"15 korriku (tentativa e grushtit të shtetit) ishte një tentativë për ta lënë këtë popull pa flamur, pa atdhe, pa shtet”,- tha Presidenti Erdoan.

“Çdo shkollë, çdo kurs, çdo shtëpi e kësaj strukture është nga një vatër terrori; çdo kompani, çdo shoqatë, çdo fondacion është secila nga një organizatë terroriste. Çdo qindarkë që u jepet këtyre është si një plumb që është vendosur në tytën e armës për të qëlluar mbi popull”,- shtoi Erdoan.

Të gjithë duhet ta dinë se këta njerëz janë kriminelë. Duart i kanë lyer me gjakun e të pafajshmëve. Janë transformuar në karaktere mëkatarësh të paskrupullt, hipokritësh. Janë tinëzarë. Pas çdo fjale të tyre fshihet një qëllim tjetër. Janë hajdutë. Kanë grabitur të ardhmen e miliona njerëzve duke vjedhur pyetjet e testeve dhe duke bërë emërime të pameritueshme”, u shpreh më tej Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme