Çelik: Liderët, në vend të ndjekin ngjarjet nga media të vinin në Turqi

Turqia në procesin pas tentativës së grusht shtetit në 15 korrik të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste-struktura paralele në shtet (FETO/PDY) nuk mori mbështetje të mjaftueshme nga vendet perëndimore.

Çelik: Liderët, në vend të ndjekin ngjarjet nga media të vinin në Turqi

Zëdhënësja e Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, deputetja e Partisë AK nga Antalya Sena Nur Çelik, që gjendet për kontakte në Belgjikë për të shpjeguar tentativën e grusht shtetit të FETO-s , zhvilloi një konferencë shtypi për të dhënë informacion në lidhje me takimet në Belgjikë.

“Në fakt ne prisnim që liderët evropianë të vinin në Turqi. Ne do të dëshironim që kryetarët e shteteve, ministrat dhe liderit e Bashkimit Evropian, në vend që ta ndjekin ngjarjen nga media të vinin e ta shihnin vetë se çfarë ndodhi” tha Çelik dhe rikujtoi se në të ashtuquajturën komunikatën e transmetuar në TRT shpallej mbyllja e Kuvendit dhe të gjitha partive politike dhe do të shpallej shtetrrethim.

Provat tregojnë se pas tentativës së grusht shtetit qëndron FETO, theksoi Çelik duke shtuar se organizata ishte infiltruar në shtet dhe hetimet në lidhje me organizatën terroriste vazhdonin prej vitit 2013.  

Duke aluduar se Shefin e Shtatmadhorisë Gjeneralarmate Hulusi Akar që nuk nënshkroi komunikatën e grusht shtetit, kërkuan ta lidhin në telefon me kreun e FETO-s, Fethullah Gylen (Fetullah Gülen) dhe sëbashku me rrëfimet e të ndaluarve është përcaktuar në mënyrë të qartë roli i FETO-s.

Hapat e hedhura kundër këtij grupi janë të nevojshme për pengimin e një tentative grusht shteti në të ardhmen, u shpreh Sena Nur Çelik dhe shtoi se anëtarët e organizatës së infiltruar në institucionet shtetërore nuk merrnin urdhra nga shteti por nga kreu i FETO-s, Fethullah Gylen.

“Kur në Francë u përjetua sulmi terrorist të gjithë bashkë pamë se çfarë solidariteti u tregua. Nuk mendoj se e njëjti solidaritet u tregua për Turqinë. Ky ishte një sulm shumë serioz terrorist. Ishte një sulm që ndërmori drejtpërsëdrejti si objektivë ekzistencën e shtetit. Prandaj ne jemi zhgënjyer nga mosshfaqja e një solidariteti” tha Zëdhënësja e Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, deputetja e Partisë AK nga Antalya Sena Nur Çelik.



Lajme të ngjashme