Kallën: Nata e errët e Turqisë kthehet në dritë me kompromisin mbarëkombëtar

Artıkulli i Zëdhënësit të Presidencës së Turqisë Ibrahim Kallën me titull: “Konsensusi i ri politik pas grusht shtetit në Turqi” për Daily Sabah.

Kallën: Nata e errët e Turqisë kthehet në dritë me kompromisin mbarëkombëtar

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) në artikullin për gazetën Daily Sabah me titull: “Konsensusi i ri politik pas grusht shtetit në Turqi” theksoi se tentativa për grusht shteti nga ana e Organizatës Terroriste FETO në 15 korrik kaloi në historinë e Republikës së Turqisë si një natë e errët.

Falë rezistencës së guximshme dhe sakrificës së popullit turk nata e errët ja la vendin një dite të ndritshme tha Ai dhe shtoi se pas tentativës për grusht shteti ka dalë në shesh një konsensus shoqëror dhe politik që përbën një rëndësi të madhe për fuqinë strukturore të demokracisë turke.

“Ky kompromis është në lidhje me mbrojtjen e superioritetit të demokracisë, lirisë dhe drejtësisë kundër të gjitha kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme. Në natën e 15 korrikut, miliona njerëz nga shtresa të ndryshme sociale dhe qarqeve të ndryshme politike dolën në rrugë për të ndaluar tentativën e grusht shtetit të gylenistëve. Të gjitha partitë politike shfaqën një qëndrim parimor.

Më 25 korrik, Presidenti Rexhep Tjip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim me kryetarët e opozitës, atë të Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, për të diskutuar në lidhje me tentativën për grusht shteti dhe procesin pas tij.

Më 26 korrik, Këllëçdarollu tha se Fetullah Gylen (Fethullah Gülen), personi që fshihet pas grusht shtetit, duhet të ekstradohet në Turqi. Edhe Bahçelija dhe të tjerët përsëritën thirrjen e Këllëçdarollusë.

Edhe një pjesë e madhe e popullit, partitë politike dhe organizata të ndryshme civile me pikëpamje politike të ndryshme mbështetën ekstradimin e Gylenit".

“Ne jemi të bindur se SHBA do të bashkëpunojnë me Ankaranë në lidhje me ekstradimin e Gylenit”

Shpërfillja e një kompromisi të tillë nga ana e Amerikës dhe Evropës do të ishte një gabim i madh theksoi Kallën dhe shtoi se “Shumica e popullit turk ka përshtypjen se SHBA-të po e strehojnë Gylenin dhe në këtë mënyrë po e lënë atë të keqpërdorë sistemin ligjor amerikan në favor të tij. Kalın shkruan se “Ne jemi të bindur se qeveria amerikane do të bashkëpunojë me Ankaranë mbi ekstradimin e Gylenit. Gylen është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe një kriminel i rrezikshëm si për Turqinë ashtu edhe për Amerikën. Tashmë janë hapur shumë hetime për shkollat e Gylenit, për mashtrim me vizat dhe pastrim parashë. Nëse do të lejohet që Gyleni të përdorë sistemin amerikan në një mënyrë apo tjetër, shumë njerëz do ta vlerësojnë këtë si mbështetje të Amerikës ndaj tij dhe kjo vetëm se do të nxisë ndjenjat anti-amerikane në Turqi".

“Disa shkojnë aq larg, sa na fajësojnë sikur ne vetë e kemi realizuar grusht shtetin”

Për ata që kërkojnë prova, në artikullin e tij Kallën radhiti rrëfimet e gylenistëve të kapur pas 15 korrikut.

“Shefi i Shtatmadhorisë Hulusi Akar gjatë deponimit i bëri të ditur prokurorëve se Gjeneralbrigade  Hakan Evrim i cili ishte në grupin e atyre që e kishin marrë peng, me qëllim që të ndërronte mendje i kishte propozuar që të rregullonte një bisedë me Gylenin”.

Edhe adjutanti (oficeri ndihmës) i Akarit, nënkoloneli Levent Tyrkan (Levent Türkkan) i tha prokurorëve se ishte anëtarë i FETO-s. Ai rrëfeu se merrte urdhra nga “vëllai i madh” në bazën e organizatës. Në deponimin e tij Tyrkan bëri të ditur se në lidhje me grusht shtetin u informua vetëm një ditë më parë, pra në 14 korrik dhe brenda organizatës kishte fshehtësi dhe masa absolute.

Komandanti i Brigadës së II-të të Blinduar në Stamboll, Gjeneralbrigade Ëzkan Ajdodu (Özkan Aydoğdu) bëri të ditur se Ai i kishte dërguar vetë tanket dhe njësitë në ura. “Unë jam trajnuar për tu bindur urdhrave dhe u mundova ti zbatoj ato. Unë zbatova urdhrat që mendova se ishin të ligjshme”.

Ish-specialisti i Bordit turk për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Sistemit Bankar (BDDK), Kemal Ëshëkllë (Kemal Işıklı) tha se në hierarkinë e FETO-s shërbente si “vëllai i madh” dhe gjatë tentativës për grusht shteti udhëhoqi njësinë e forcave speciale që bastisën hotelin në Marmara ku qëndronte Presidenti Erdoan.

Drejtori i Zyrës së Informacionit të Komandës së Xhandarmërisë së rrethit të Ankarasë, majori Erhan Karlëda (Erhan Karlıdağ) i tha autoriteteve se “FETO ndërmori tentativën për grusht shteti. Ne kishim marrë informacionin se autoritetet (shtetërore) kishin përpiluar një listë prej 3 mijë personash dhe në Këshillin e Lartë Ushtarak që do të zhvillohej në gusht, emrat në listë do të hiqeshin nga puna”.

Oficeri Ouz Haksal (Oğuz Haksal) gjatë tentativës së grusht shteti bastisi një restorant për të marrë peng Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralarmate Abidin Ynall (Abidin Ünal) dhe 8 gjeneralë të tjerë. Haksal rrëfeu se direktivën për bastisje e mori nga oficeri Jëllmaz Bahar (Yılmaz Bahar) i cili ishte spiuni i FETO-s. Ai tha: “Ne komunikonim nëpërmjet një programi të quajtur ‘Tango’. Në mesazh shkruhej: Po bëhet grusht shteti. Të gjithë duhet të shkojnë për të dhënë mbështetje. Qëndroni në vendet ku keni punuar dhe kaloni në kontakt me Gjeneral Mehmetin”.

Në artikull Kallën shprehet se shumica e evropianëve dhe amerikanëve duket se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht madhësinë dhe peshën e asaj që ndodhi më 15 korrik dhe se si populli turk luftoi trimërisht kundër grusht shtetit të FETO-s. “Në vend që ta mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër gylenistëve, zyrtarët e BE-së janë të zënë duke i dhënë Turqisë këshilla për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Madje disa shkojnë aq larg, sa na fajësojnë neve se e kemi realizuar vetë grusht shtetin”, shkruan Kallën.

“Vendet Perëndimore stepen për të thënë ndonjë gjë në lidhje me puçistët”

"Vendet perëndimore dënojnë grusht shtetin, por stepen dhe nuk thonë asgjë në lidhje me puçistët. Është turp që asnjë nga krerët shteteve të BE-së, ministër apo zyrtar i lartë, ende nuk e ka vizituar Turqinë që nga 15 korriku. Ka një ndjenjë të gjithëpranishme befasie dhe zhgënjim se aleatët perëndimorë të Turqisë e kanë nënvlerësuar intensitetin e grusht shtetit, derisa ne humbëm shumë civilë të pafajshëm dhe shmangëm një kërcënim serioz për demokracinë tonë Infiltrimi i gylenistëve në shtetin turk ka shkaktuar dëm të madh dhe jostabilitet, duke rezultuar me grushtin e shtetit të 15 korrikut. Ashtu si PKK-ja, edhe gylenistët abuzojnë sistemin ligjor dhe politik në Evropë dhe SHBA për mbrojtjen e tyre. Kjo duhet të marrë fund. Tani, njerëzit duan që kjo të marrë fund dhe duan  drejtësi", shkruan mes tjerash zëdhënësi i Presidencës turke.

Në Gjermaninë Lindore u shkarkuan të gjithë gjeneralët dhe admiralët e ushtrisë me 88 mijë trupa

Në artikullin e tij, Kallën i dha vend këtij vlerësimi: "Pastrimi i anëtarëve të FETO-s nga institucionet turke, nuk ka aspak dallim nga ajo që ndodhi gjatë bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore në vitin 1990 me procesin e famshëm “Einigungsvertrag” (Marrëveshja e Bashkimit).

Sipas kësaj marrëveshjeje, u shkarkuan ose u pezulluan rreth 500.000 nëpunës civilë nga Gjermania Lindore. Pas gjashtë muajsh, shumica e tyre u pushuan nga puna. Menjëherë pas bashkimit, të gjithë gjeneralët dhe admiralët në ushtrinë e Gjermanisë Lindore që numëronte 88.000 trupa u dëbuan. Vetëm një numër i vogël i ushtarëve të rangut të ulët u lejuan në ushtrinë e re gjermane. Përveç shërbyesve civilë dhe ushtarëve, shumë akademikë, mësues, diplomatë dhe gazetarë po ashtu u pushuan nga ana e shtetit gjerman nën akuzat për lidhje me regjimin e vjetër në Gjermaninë Lindore", shkruan Kallën.

Sipas tij, autoritetet gjermane i ndërmorën këto masa ekstreme për të siguruar një tranzicion të qetë drejt një Gjermanie të bashkuar. "Turqia sapo ndaloi një grusht shteti të përgjakshëm dhe po përpiqet të shërohet nga pasojat e tij vdekjeprurëse. Ata që me të vërtetë kujdesen për demokracinë në Turqi, duhet ta mbështesin luftën e vendit tonë kundër puçistëve potencialë dhe anëtarëve të kultit gylenist”, thekson Kalın.

Në fund të shkrimit, Kallë ritheksoi konsensusin mbarëkombëtar gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik, duke thënë se ky konsensus dhe roli i FETO-s në të është burim fuqie dhe ripërtëritjeje për demokracinë e Turqisë.

Duke bërë të ditur se në konsultim me partitë opozitare do të bëhen reforma strukturore për të parandaluar çdo tentativë të ardhshme për grusht shteti, kallën u shpreh me këto fjalë: “Këto masa do të krijojnë transparencë dhe llogaridhënie, që janë elemente themelore të demokracisë dhe qeverisjes në Turqi. Kjo është mënyra për të injektuar besimin në shtetin dhe ushtrinë dhe për të siguruar që krime të tilla si tentativa e 15 korrikut të mos përsëriten më”.



Lajme të ngjashme